OSBE: Ende shumë larg përfaqësimi i grave
Dy ambasadorët e OSBE-së dhe Holandës kërkojnë rritjen e prezencës së femrave në politikë. Në një tryezë për pjesëmarrjen e grave në politikë, ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch, por dhe ai holandez kanë deklaruar dhe njëherë se politika shqiptare duhet të ulë replikat. Shqetësuese sipas diplomatëve është niveli shumë i ulët i përfaqësimit të gruas në vendimmarrje. Van den Dool tha se: “Shqipëria ka përqindjen më të ulët në Evropë për numrin e femrave në Kuvend”. “Situata e përfaqësimit të grave në strukturat vendimmarrëse është ende shumë larg prej asaj që duhet të jetë. Ka disa përpjekje, por jeni ende shumë larg. Duhet të kuptoni se kur luftoni për të drejtat tuaja nuk jeni as demokrate dhe as socialiste, as të majta e as të djathta, por jeni të një qëllimi të përbashkët”, theksoi ambasadori i OSBE.