E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk janë djegur 3000 karta, thjesht probleme teknike

13/05/2009  Mohon akuzën e bashkisë prefekti i Fierit

FIER- Prefekti i qarkut Fier, Shahin Bejdaj, ka mohuar dje akuzën e bërë dje nga ana e Bashkisë Fier, se janë djegur të dhënat për 3000 kartat e identitetit, pra të dhënat për 3000 shtetasit e Bashkisë Fier. Sipas prefektit, megjithëse ekziston një problem i tillë teknik nga operatori, gabime teknike të të dhënave të kartave të identitetit, procesi dhe ky defekt nuk duhet të spekulohet dhe politizuar. “Këta shtetas janë shtetas dhe qytetarë të Fierit, demokratë, socialistë dhe të të gjithë forcave politike dhe jo anëtarë ose simpatizantë të PS”,-ka thënë Bejdaj dhe kështu nuk mund të ngrihen akuza për veprime të qëllimshme nga ana e operatorit teknik. Nga ana tjetër po bëhen përpjekje maksimale për t’u pajisur të gjithë shtetasit që kanë aplikuar për të marrë në dorë kartat e identitetit, që nuk janë 3000, por vetëm 300 qytetarë, të cilët nuk kanë marrë kartat e identitetit. Janë qytetarë, të cilët kanë aplikuar për karta nga data 7 shkurt deri në 8 prill dhe kjo nuk është normale. Operatori me kod 261 nga data 8 shkurt nuk ka shpërndarë asnjë kartë identitetit dhe këtu qytetarët kanë të drejtë. Por ka spekulim nga ana e Bashkisë dhe PS Fier në lidhje me këtë defekt teknik. Gjithsesi ky shqetësim qëndron, por po bëhen përpjekje për zgjidhje sa më të shpejtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›