E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferraj: Eftimi do të raportojë patjetër në komision

13/05/2009  Komisioni “Rama 2” denoncon 30 lejet e dhëna ish-shefit të urbanistikës

“Do ta miratojmë raportin në seancën e fundit parlamentare”

Mazhoranca aktuale do të sjellë me forcë para komisionit hetimor “Rama 2” për të dëshmuar ish-shefin e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Alban Eftimi. Ky i fundit është akuzuar si përfituesi kryesorë i lejeve të dhëna nga kreu i Bashkisë Edi Rama. Gjatë mbledhjes së komisioni hetimor i Kuvendit “Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës” zhvilloi dje në mesditë, ai dëgjoi gjatë një seance dëgjimore anëtarin e KRRT-së Sokol Lekën. Ndërkohë që ishte planifikuar për të raportuar edhe shtetasi Alban Eftimi. “Eftimi është thirrur për të dëshmuar, por ai është fshehur pikërisht pas akuzave që bien mbi të. Por nuk i fshihet dot Kushtetutës dhe ligjit “për të drejtën e informimit”. Ai do të vij të raportojë në komision”, - tha kryetari i komisionit Ferdinand Xhaferri. Gjatë prezantimit të akuzave që komisioni adreson për Eftimin, kreu i komisionit tha se Rama i ka dhënë atij leje ndërtimi për 6 çerdhe, 5 kopshte, 14 projekte ndërtimi nga 16 që ka dhënë gjithsej dhe 5 nga 13 leje private. Raporti i komisionit do të votohet në seancën e fundit parlamentare, e cila nuk dihet se kur do të zhvillohet. Ai do t’i kalojë për shqyrtim Prokurorisë së Përgjithshme, nga e cila Xhaferri pret ndjekje penale të kryebashkiakut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›