E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot vendimi për koalicionin dhe vlerësimi për zgjedhjet

02/07/2009  Qëndrimi i PBDNJ-së

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të bëjë publik ditën e sotme qëndrimin zyrtar dhe politik ndaj mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, duke filluar që nga dita e zgjedhjeve dhe administrimin e procesit të numërimit të votimit. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, i pyetur për një qëndrim për procesin e zgjedhjeve tha se këtë do ta bëjë pikërisht sot. Po ashtu kreu i forcës politike që mbron të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë ka bërë të ditur se gjatë kësaj daljeje publike, të parën pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, do të bëjë të ditur edhe me cilin koalicion politik do të rreshtohet pas procesit zgjedhor. Është për t’u theksuar fakti se një ditë pas zgjedhjeve, ditën e hënë, sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, Leonard Solis, ka deklaruar se “komisionerët e Partisë Socialiste po numërojnë votat e PBDNJ-së dhe po i quajnë si të vetat”. Një deklaratë e fortë kjo, që tronditi marrëdhëniet mes partisë që ai përfaqëson dhe Partisë Socialiste. Vetë Solis kandidoi për deputet duke përfaqësuar PBDNJ-në në Qarkun e Tiranës. PBDNJ-ja gjatë katër vjetve të fundit ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës, i cili drejtohej nga Partia Demokratike. Ndërkohë para zgjedhjeve të vitit 2005 PDBNJ-ja ishte aleate e PS-së dhe pjesë e qeverisë së majtë. Ndërkohë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit kryetari i PBDNJ-së nënshkroi marrëveshjen paraelektorale me PS-në, duke u bërë pjesë e aleancës së majtë “Bashkimi për Ndryshim”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›