POETEKA 2009 , Një javë evropiane me poezinë
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në datën 21 mars starton në edicionin tij të pestë
Festivali Ndërkombëtar Poeteka, është një takim i përvitshëm poetësh, shkrimtarësh, përkthyesish dhe eseistësh nga Europa dhe më gjerë, që organizohet nga shoqata Poeteka, në bashkëpunim dhe partneritet me institucione të rëndësishme kulturore dhe sponsorizues të arteve në Shqipëri. Qendra e veprimtarive të Festivalit bëhet qyteti i Durrësit, ku do të organizohen veprimtari të ndryshme lidhur me poezinë dhe librin, por edhe veprimtari të tjera plotësuese, të karakterit njohës që fokusohen në pikat historike, në sitet e shumta arkeologjike, në vendet turistike që ofron bregdeti i Adriatikut. Këtë vit ky festival do të startojë në datën 21 mars në qytetin e Durrësit. Drejtori i këtij festivali Arjan Leka në një prononcim dhënë për gazetën tregon se në edicionin e tij të pestë, ky festival do të sjellë risi të reja dhe do të jetë një aktivitet kulturor, i cili do të shëtisë dhe në qytete të tjerat vendit si në Tiranë dhe Berat. Në kuadër të 21 marsit Ditës Botërore të Poezisë, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë Poeteka do të startojë edhe këtë vit në qytetin e Durrësit. Ne do të organizojmë aktivitete me katër shkolla të mesme të këtij qyteti, por gjithashtu do të përkujtohet dhe një autor, tregon për festivalin drejtori Arjan Leka. Më tej ai shton se vjet ky festival në ditët e tij nuk shpërndarë tufa me lule, por me poezi. Vjet në datën 21 mars në Tiranë në kuadër të këtij aktiviteti u shpërndanë tufa me poezi në vend të tufave me lule, thekson ai. Në të tre edicionet e para Festivali Poeteka ka ftuar më se 200 poetë dhe shkrimtarë nga 20 shtete dhe ka organizuar mbi 90 veprimtari. Përveç programit artistik, Poeteka ka realizuar edhe një program paralel, të brendshëm me pelegrinazhe në vende me rëndësi të veçantë për poezinë, për traditën shqiptare të shkrimit poetik dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi. Këto pelegrinazhe kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve të Festivalit, për qendrat kulturore në Tiranë - Fakulteti Filologjik, Kështjella e Prezës, Galeria Zenit, Qendra e Leximeve e Për7tshme, Friends Book House, Galeria Kombëtare e Arteve, Piramida etj, por edhe Kështjellën e Beratit, Muzeun Onufri, Kantinën e Verës Çobo - Berat, Parkun dhe Muzeun arkeologjik në Apoloni, Kështjellën Rozafa dhe Universitetin në Shkodër dhe në 12 pika të rëndësishme kulturore dhe arkeologjike të qytetit të Durrësit. Falë përvojës së mirë krijuar nga vitet paraardhëse, veprimtaritë e Festivalit Poeteka V do të organizohen në bashkëpunim të ngushtë me MTKRS si dhe në partneritet të plotë me institucione të kulturës brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këtë vit Poeteka do i shtojë shtegtimeve të saj edhe dy qytete të tjera Tiranën dhe Beratin, të cilat do të përfshihen në program jo vetëm për këndvështrimin turistik dhe për vlerat kulturore dhe historike që ofrojnë, por edhe si pjesë e zgjerimit të konceptit të Poetekës si një festival i hapur. Poeteka V do të ofrojë për poetët, lexuesit e poezisë dhe pjesëmarrësit në veprimtari, një sërë ngjarjesh letrare dhe kulturore të formatuara sipas programit në: lexime letrare të formateve të ndryshme, diskutime të tryezës së rrumbullakët mbi poezinë, letërsinë për fëmijë, përkthimin etj. Deri tani Poeteka ka realizuar efektin e kthimit të vëmendjes mbi artin e të shkruarit përmes leximeve, bashkëbisedime kulturologjike mbi lidhjen poezi-filozofi, konferenca mbi mjeshtërinë, origjinën, efektet dhe mënyrën e komunikimit të teatrit poetik si dhe workshop mbi kritikën letrare, veprimtari në të cilat ka pasur rreth 80 -100 pjesëmarrës për çdo takim.
********************************************************
Poeteka nisi si projekt i një grupi artistësh të fjalës të cilët, në shtator të vitit 2004, filluan në Durrës, serinë e leximeve për publikun. Veprimtaritë u zhvilluan nën simbolikën e një anijeje liburne ankoruar në breg, pranë Torrës Veneciane, zbukuruar me poezi të shkruara në vela e me mozaikë. Synimi i organizatorëve ishte nxitja e një perceptimi të ri mbi poezinë dhe kalimi nga leximi rutinë i deklamimit aktorial në leximet autoriale të vetë poetëve, përvojë kjo tepër e njohur për poezinë bashkëkohore europiane si dhe krijimi i një imazhi të një Shqipërie normale e të aftë për të konkurruar me art.