OSBE e KE: Dakord për ndryshimet kushtetuese
Komuniteti ndërkombëtar i akredituar në Tiranë ka certifikuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvend të hënën në mbrëmje.
ADI SHKEMBI
Prezenca e OSBE-së dhe kryetari i komisionit në Tiranë kanë vlerësuar konsensusin e gjerë mes forcave politike, për ndryshimet e disa prej neneve kryesore, të cilat janë ndryshuar në ligjin themeltar të vendit.
OSBE
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch, vlerësoi dje miratimin e ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor në Shqipëri, duke thënë se ai shpreson që këto ndryshime t'i japin një shtysë të mëtejshme përfundimit në kohë të reformës zgjedhore. "Ky është një hap i qartë dhe i sigurt drejt adresimit të rekomandimeve të bëra në vitin 2005 nga OSBE-ja dhe zyra e saj për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR)", tha ambasadori Bosch. Ndërkohë, sipas tij, "Çështje si administrimi i zgjedhjeve, ankimet dhe apelimet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, financimi i partive politike dhe pjesëmarrja e grave mbeten ende për t'u adresuar. Debati për Kodin Zgjedhor duhet t'i zgjidhë përfundimisht edhe këto çështje". Ambasadori Bosch nuk komentoi pikat kryesore të ndryshimeve në Kushtetutë që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe mocionet e besimit dhe mosbesimit të kryeministrit, por vuri në dukje mungesën e kohës së mjaftueshme për një debat të gjerë me përfshirjen e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë. Ai shtoi se, prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të ndihmojë autoritetet dhe institucionet shqiptare, në përputhje me mandatin e saj.
KE
Ndryshimet kushtetuese janë vlerësuar gjatë ditës së djeshme edhe nga ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan. Gjatë një seminari në një prej universiteteve private të kryeqytetit, Lohan tha se, Komisioni Evropian do të bëjë analizat e tij lidhur me këto ndryshime në Kushtetutë, por vlerësoi faktin se ato janë bërë me shumicë të gjerë në Kuvend. "Ky organizëm do të bëjë një analizë përsa i përket pjesës së ndryshimeve kushtetuese, por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin që shumica në Parlamentin shqiptar gjykon njësoj të rëndësishme këto ndryshime. Përsa i përket ndryshimeve në sistemin zgjedhor dhe kushtetues i takon Parlamentit shqiptar të vendosë. Ne do t'i analizojmë me kujdes këto ndryshime", u shpreh Lohan. Sipas tij, është për t'u vlerësuar fakti se edhe ndryshimet në Kushtetutë që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe mocioni i besimit dhe mosbesimit ndaj kryeministrit u votuan me konsensus të gjerë politik. "Në BE ka disa sisteme zgjedhore dhe ato kanë një përqasje me njëra-tjetrën pse jo edhe me Shqipërinë, por sistemin zgjedhor në Shqipëri duhet ta vendosë Parlamenti se kush është më i përshtatshmi. Ka pasur një konsensus të gjerë në Parlament për këto ndryshime. Ndërsa për zgjedhjen e presidentit dhe mocionit të kryeministrit, edhe për këto ndryshime votoi shumica në Parlament, prandaj duhet të vëmë re konsensusin e gjerë". Të hënën në mbrëmje 115 deputetë votuan pro ndryshimeve kushtetuese në nenet që kanë të bëjnë me procesin e votimit, presidentin, kryeministrin dhe mandatin e prokurorit të Përgjithshëm.
Ilir Meta: LSI nuk hyn në koalicion me Sali Ramën
"Socialistët tradhtuan të majtën". Kështu u shpreh kryetari i LSI-së, Ilir Meta, dje në një komunikim me mediat. "Nuk mund të ketë bashkim të ri me demagogun e vjetër Edi Rama dhe me sivëllaun e tij Sali Berisha. LSI-ja nuk hyn në koalicion me Sali Berishën", tha Meta. Sipas kreut të LSI-së, tani që e majta është tradhtuar, i bie LSI-së detyra e lidershipit të saj. "Rama dhe Berisha kanë të njëjtin mentalitet, atë të monopoleve politike dhe ekonomike. Ndaj, përpara Lëvizjes Socialiste për Integrim del detyra e lidershipit të opozitës në Shqipëri, sepse që dje Edi Rama dhe Sali Berisha kanë vendosur të bashkëqeverisin", tha Meta. Duke komentuar ndryshimet kushtetuese të bëra me shumicën e kartonëve në parlament, Meta tha se,: "Mendimet për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, forcon në mënyrë krejt të pakuptimtë rolin e kryeministrit, që dihet që është përfaqësues i një partie apo një maxhorance partish, pra, forcon karakterin partiak të shtetit, nga e cila Shqipëria ka vuajtur jo vetëm gjatë 50 viteve të regjimit komunist, por njëkohësisht kjo kërkon të nënshtrojë dhe të injorojë pavarësinë dhe rolin e gjithë institucioneve të tjera kushtetuese në vend". Ndërsa me nenin që zgjedh presidentin nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë, Meta tha se: "Pas këtij ndryshimi presidenti i republikës nuk shpreh më unitetin kombëtar. Nuk mund të quhet ndryshe Kushtetuta pas ditës së djeshme dhe republika në të cilën jetojmë, veçse Kushtetuta e Sali Ramës dhe Republika e Sali Ramës, të cilët kanë vendosur të bashkëdrejtojnë dhe të ndajnë pushtetet së bashku, në kurriz të demokracisë së vendit, në kurriz të institucioneve demokratike, në kurriz të përfaqësimit të popullit shqiptar, i cili tani, sipas tyre, duhet të mbetet peng i vullnetit dhe arbitraritetit të tyre", tha Meta. Kreu i LSI-së në emër të partisë që drejton tha se: "Jemi shumë më të vendosur se sa dje, para seancës, për t'u ballafaquar me këtë dyshe uzurpuese, dhunuese të demokracisë, dhunuese të vullnetit të popullit shqiptar". a.l
Bregu, leksion për integrimin
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka mbajtur dje një leksion në universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bregu ka bërë dhe një prezantim të ecurisë së ratifikimit të MSA-së nga 15 vendet anëtare dhe ka shpjeguar se vonesat e vendeve që nuk e kanë ratifikuar ende këtë marrëveshje, kanë ardhur për arsye thjesht teknike e burokratike. Nuk është shprehur asnjë pengesë politike, nga asnjë shtet. Duke shprehur besimin se ky ratifikim do të mbyllet brenda këtij vit, Bregu ka theksuar se, pas kësaj do të ndërmerret hapi tjetër, kandidimi për statusin e vendit kandidat. "Ky moment vjen pas një ndërgjegjësimi se sa prej detyrave që kemi kryer, na bëjnë të ndjehemi kompetentë për ta kërkuar këtë status", tha Bregu.
Topalli: Në zgjedhje me aleatët
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerësoi dje votimin në Kuvend ku paketa kushtetuese mori 115 vota. E pyetur lidhur me daljen në zgjedhjet e ardhshme me aleatët Topalli u shpreh se, "Absolutisht ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme koalicioni i djathtë të mos humbë asnjë votë dhe unë jam e sigurt që ky sistem elektoral na jep mundësinë që të mos humbim asnjë votë", theksoi Topalli. Lidhur me komentet e bëra dy ditë më parë nga presidenti Topi, sipas të cilit, Kushtetuta nuk është një ndërtesë informale, Topalli shtoi se, "Reformat e mëdha iniciohen, drejtohen dhe finalizohen përmes lidershipeve të forta që guxojnë të ndërmarrin reforma. Jo të gjithë kanë kurajon, jo të gjithë e kuptojnë dhe e ndiejnë sesa e rëndësishme është që të mendosh më parë për
vendin, qytetarët pastaj për të tjerat".