Çelsi trondit Liverpulin, 1-1 në shtesë
Skuadra e Liverpulit ka arritur të dominojë në fushën e lojës në përballjen e Ligës së Kampioneve kundër Çelsit, por në fakt, ndeshjen e përfundoi në barazim 1-1.
Një përballje pa shumë emocione dhe me pak raste për shënim, kur të dyja ekipet u përqendruan te loja e fortë në mesfushë. Gjithsesi, “të kuqtë” e trajnerit Rafa Benitez arritën të jenë disi më superiorë. Pjesa e parë u mbyll me gol, pasi ishte holandezi Dirk Kajt, ai që i dha avantazhin Liverpulit. Futbollisti arriti të mbizotërojë në një luftë fizike me kundërshtarin brenda zone, duke gjuajtur saktë topin në drejtim të portës. Fundi ishte i hidhur për tifozët që kishin “skuqur” stadiumin “Anfield”. Pas një krosimi nga krahu i majtë, ka qenë mbrojtësi norvegjez Rise, ai që gjuajti topin me kokë në drejtim të portës së tij, duke barazuar gjithçka. Ishte pikërisht momenti i fundit i lojës dhe goli i shënuar, i dha edhe fund takimit. Një barazim që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, duke qenë se Çelsi luan në shtëpi. Sot do të luhet sfida tjetër gjysmëfinale Barcelona-Mançester.
Gjysmëfinalet
Dje
Liverpul – Çelsi 1-1
43’ Kuyt/ 90’+4 Rise (ag)
Sot
Barcelona – Mançester UTD
* Ndeshjet e kthimit luhen më 29 dhe 30 prill