OSBE i dhuron literaturë UP’së
Nga Express më 23 mars 2011 në ora 21:40
Misioni i OSBE’së në Kosovë i ka dhuruar Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës 300 libra me përmbajtje nga rastet e monitoruara civile dhe penale.
Literatura në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përfshin edhe të gjitha raportet e sistemit të drejtësisë, të publikuara nga OSBE’ja që nga viti 1999.
Me këtë synohet që studentët e drejtësisë të familjarizohen me praktikat e gjykatave dhe pajtueshmërinë me të drejtat e njeriut.