E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ja: Partitë të angazhohen për zbatimin e Kodit Zgjedhor



Pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, ka reaguar edhe OSBE-ja. Pavarësisht kontestimeve ndaj këtij Kodi, kreu i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosh, u ka bërë thirrje partitë politike ta zbatojnë atë dhe ofroi edhe ndihmën e OSBE-së në këtë proces.
Bosh tha se të gjithë aktorët politikë duhet të fokusohen në zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor. “Ndërsa Kodi Zgjedhor është aprovuar nga Kuvendi me një shumicë të gjerë, ka ardhur koha të përqendrohemi në zbatimin praktik të Kodit, në mënyrë që të sigurohet që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të zhvillohen në përputhje me angazhimet ndërkombëtare. “Prezenca e OSBE-së qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e Kodit”, - tha ambasadori Bosh.

20 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›