E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH, Ruli: Pse u ul çmimi

 

Çmimi prej 102 milionë euro dhe heqja e borxheve të OSSH-së mund të kenë krijuar përshtypjen e një shitje pa leverdi të madhe për shtetin shqiptar. Por ministri Ruli tregoi dhe se përse u arrit deri në këtë çmim. Sipas tij, rënia e çmimit të OSSH-së ka rënë nga 2007-ta në 2008-ën për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në tregun e huaj dhe jo për shkak të keqmenaxhimit. Transferimi i 60 milionë euro borxh nga OSSH-ja te KESH-i, është një veprim i imponuar nga vetë kushtet e tenderit të përcaktuara në 2007-ën. Aktualisht tri kompanitë KESH-i, OSSH-ja dhe OST-ja kanë një borxh në total prej 150 milionë euro. Rreziku tjetër është ai i monopolit të çmimit. Ky rrezik është pranuar edhe nga ministri. “Ky rrezik nuk ka pse të kthehet në panik, ai është vetëm një sinjal për vëmendjen e politikës dhe të autoriteteve që të ushtrojnë dhe të luajnë drejt në treg rolin rregullator të tyre. Arritja e parë dhe kryesore që do të ndihet menjëherë nga qytetarët do të jetë ajo që ka qenë kërkesa e vazhdueshme e tij, furnizimi i pandërprerë dhe me cilësi me energjinë elektrike. Fakti që ne do të kemi prodhimin veç është një garanci që shteti në finale nuk i humbet gjithë instrumentet për të ndikuar në tregun e energjisë dhe çmimin e energjisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›