E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Të shtyhet afati për matësat

 

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë një kërkesë ku kërkon që të shtyhet afati i instalimit të matësve të energjisë për klientët e tij. Afati i fundit që OSSH ishte data 31.12.2009 pra fundi i këtij viti. Burime nga OSSH bëjnë të ditur se afati i kërkuar për shtyrjen e vendosjes së matësve është data 31 mars 2010. Cez Group po përpiqet që të fusë në Shqipëri edhe matësit online. Po për energjinë ishte edhe konferenca e djeshme e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti i cili vuri në dukje gjendjen e mirë energjetike të vendit ku deri më tani janë rreth 1 miliardë kë energji rezervë. Ai siguroi se nuk do të ketë ndërprerje të dritave me përjashtim të rasteve kur kryhen punime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›