E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen emrat e zyrtarëve që s’kanë respektuar afatin e deklarimit

29/04/2009  “ILDKP me dyer të hapura”, fton publikun të hedhë shortin

Synohet lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të hedhë sot shortin për përzgjedhjen e 4% të zyrtarëve që kanë detyrimin e të deklarojnë pasurinë e tyre, deklarata e të cilëve do t’i nënshtrohet kontrollit të plotë. Aktiviteti “ILDKP-ja me dyer të hapura”, siç e ka quajtur vetë institucioni për shkak të transparencës përmes së cilës do të zhvillohet kjo përzgjedhje, do të realizohet në bashkëpunim me USAID-in. Për herë të parë, këtë vit përzgjedhës të zyrtarëve në short do të jetë vetë publiku, i cili do të ketë mundësinë të tërheqë zarfe të mbyllura, secili me nga një numër, që i korrespondon emrit të një subjekti. Po ashtu pjesë e këtij aktiviteti është edhe publikimi i listës së zyrtarëve që nuk kanë respektuar afatin ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave private (pasurisë). Po sot inspektori i përgjithshëm Adriatik Llalla do të mbajë një konferencë për medien, gjatë së cilës ai do të shpjegojë qëllimin e zhvillimit të këtij aktiviteti, arsyet që shtynë institucionin e tij në zgjedhjen e kësaj procedure, si dhe rezultatet që pritet të arrihen nga e gjithë kjo përpjekje. Aktiviteti, në të cilin janë të ftuar të marrin pjesë qytetarët, përfaqësues të organizmave qeveritarë e media, ka për qëllim njohjen e publikut të gjerë me proceset administrative dhe investiguese që kryen sipas ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, kontrolli i plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë së të dhënave që përmbahen në deklaratë kryhet: çdo 2 vjet për zyrtarët e përcaktuar në nenet 27, 30 dhe 33 të këtij ligji; çdo 3 vjet për zyrtarët e përcaktuar në nenin 29 (vetëm për kryetarët e bashkive ose të komunave me mbi 10000 banorë dhe për kryetarët e këshillave të qarqeve); në nenet 31 e 32 (vetëm për zyrtarët e nivelit të lartë drejtues, të përcaktuar në këto dy nene); për prefektët, gjyqtarët e Apelit, prokurorët e Apelit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme; çdo 4 vjet për deputetët, për titullarët e institucioneve shtetërore, qendrore ose vendore dhe anëtarët e organeve kolegjiale të këtyre institucioneve të papërfshira në shkronjat e mësipërme të kësaj pike. Për të gjitha kategoritë e tjera të zyrtarëve, që u nënshtrohen deklarimit periodik, kontrolli bëhet çdo vit për një numër prej të paktën 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›