Zgjedhjet e ardhshme parlamentare KQZ miraton listën e partive, përjashton katër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar dje 34 parti politike, të cilat do t’i hynë garës, nga 38 që ishin regjis
29/04/2009 Zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar dje 34 parti politike, të cilat do t’i hynë garës, nga 38 që ishin regjistruar gjithsej, ndërkohë që janë pezulluar katër parti të tjera. Gjatë mbledhjes së djeshme të këtij institucioni, anëtarët e tij janë përfshirë në debate për sa u takon siglave të partive politike. Në mënyrë të veçantë debatet janë përqendruar te sigla e Partisë Socialiste, partisë më të madhe të opozitës, kur përfaqësuesi i saj në KQZ këmbënguli që regjistrimi të bëhej vetëm “PS” dhe jo “PSSH”. Ky propozim hasi kundërshtimin e përfaqësuesit të PD-së në komision Njazi Kosovrasti, por mori mbështetjen në vota të kryetarit të KQZ-së Arben Ristani. Pas vendimit 4 me 3, komisioni vendosi që Partia Socialiste të shënohej në fletën e votimit me siglën “PS”. I njëjti debat është zhvilluar edhe për siglën e partisë Demokristiane të Nard Ndokës, ndërkohë që ka pas debate edhe për Partinë e Eqerem Spahisë dhe atë të LZHK-së së Dashamir Shehit. Paria e këtij të fundit, Partia Konservatore Shqiptare, dhe partia “Balli Kombëtar Demokrat” janë pezulluar nga kandidimi për zgjedhjet e ardhshme zgjedhore. Në listën e gjatë të partive pjesëmarrëse bën pjesë edhe një parti që mbron të drejtat e myslimanëve: “Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman”, me kryetar Osman Memën. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për regjistrimin e këtyre partive politike në listën e zgjedhjeve pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Dje ishte afati i fundit i regjistrimi të subjekteve zgjedhore pranë KQZ-së për të konkurruar për zgjedhjet parlamentare, pasi Kodi Zgjedhor përcakton qartë se subjektet politike duhet të regjistrohet 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Gjithashtu në bazë të ligjit për zgjedhjet, partitë më parë duhet të regjistrohen si subjekte politike më vete dhe pastaj si koalicion zgjedhor. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, - thuhet në nenin 65 të tij.