E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Çmimi i dritave të rritet me 23%

Një ditë pas publikimit të lajmit se CEZ ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tashmë mësohet edhe niveli i propozuar. Referuar "Top Channel", mësohet se OSSH ka kërkuar një rritje mesatare të dritave 20-23 për qind, duke nisur nga janari i vitit 2010. Sa i takon rolit të ERE-s, kryetari i saj, Bujar Nepravishta, tha për "Shqip" se shqyrtimi i kërkesës do të zgjasë 12 ditë, për të parë nëse është e vlefshme apo jo. Më pas do të nevojiten edhe 10 ditë të tjera për të mësuar me detaje tarifat e reja, që me ligj duhet t‘i publikojë CEZ. Nepravishta sqaroi se OSSH do të zhvillojë një seancë dëgjimore me të gjithë aktorët. "Kjo kërkesë do të bëhet transparente dhe pas një analize deri në datë 15 dhjetor nga ERE do të merret vendimi për këtë çështje", tha Nepravishta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›