TVSH-ja, shtyhet pagesa me një vit
TVSH-ja do të paguhet deri një vit, pasi mallrat kanë hyrë në doganë. Kjo vlen për makineritë dhe pajisjet që importohen. Këto ndryshime parashikohen në projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar", që është miratuar dje nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, pasi ka kaluar më parë në qeveri.
Para se të bëhej ky ndryshim, ky afat ishte deri në 6 muaj për të paguar TVSH-në nga koha kur mallrat janë zhdoganuar në doganë. Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin e shtyrjes me 12 muaj nga momenti i importit të pagesës së TVSH-së për makineritë, edhe pse kjo ka qenë një temë e debatueshme shpeshherë në këtë komision dhe për opozitën projekti i qeverisë duhet të jetë më i detajuar. Projektligji i ri, i cili u miratua dje nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon që nga TVSH-ja të përjashtohen edhe gazetat dhe revistat e shtypit të huaj, po ashtu edhe mallrat dhe shërbimet për një kategori organizatash jofitimprurëse, që janë në ndihmë të shtresave në nevojë.
Në këtë projektligj janë bërë ndryshime në nenin 24, “Organizatat jofitimprurëse”, ku theksohet se furnizimi i mallrave e shërbimeve nga organizatat jofitimprurëse, të cilat kanë statusin e organizatave jofitimprurëse për përfitim publik dhe që çmimet e mallrave dhe shërbimeve, që ato furnizojnë, janë dukshëm më të ulëta se çmimet e tregut. Statusi i organizatave jofitimprurëse për përfitim publik jepet me autorizim nga ministri i Financave, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkaq në nenin 2 është bërë ndryshim është për TVSH-në e makinerive. Sipas vendimit, për makineritë dhe pajisjet e importuara nga personat e tatueshëm, në kuptim të këtij ligji, në funksion të veprimtarisë së tyre ekonomike, pavarësisht llojit, zbatohet skema e shtyrjes së pagesës së TVSH-së deri në 12 muaj. Për rastet kur cikli i zhvillimit të investimeve dhe fillimit të ofrimit të prodhimit, ose të shërbimit, është më i gjatë se 12 muaj, ministri i Financave ka autoritetin ta zgjasë afatin e shtyrjes së pagesës së TVSH-së, në varësi të ciklit të zhvillimit të investimit të parashikuar në marrëveshje apo kontratë. Sipas kësaj skeme, TVSH-ja nuk paguhet në doganë në çastin e importit. Skema e re e shtyrjes së pagesës së TVSH-së përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriteret dhe procedurat, që do të ndiqen për shtyrjen e TVSH-së, në rastin kur zgjatja e ciklit të investimit dhe fillimit të ofrimit të prodhimit ose të shërbimit është më e gjatë se 12 muaj, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave. Vendimi sqaron se importimi përfundimtar i të gjitha mallrave prej një personi të tatueshëm, kur furnizimi i tyre në të gjitha rrethanat, brenda vendit, është furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Kjo shkronjë nuk zbatohet për furnizimin në import të shtypshkrimeve dhe librave të çdo lloji. Ndërkohë vendimi parashikon që në mungesë të emërimit të një përfaqësuesi tatimor, të gjitha detyrimet dhe penalitetet për to, paguhen nga përfituesi vendas i furnizimit.