OSSH shkurton 1400 punonjës, reagon sindikata
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Rreth 1400 punonjës të OSSH-së do të shkurtohen nga puna. Sipas të dhënave nga Sindikata e Pavarur Elektroenergjitike Shqiptare, 400 punonjësit e parë pritet të pushohen nga puna brenda muajit nëntor ndërsa 1 mijë të tjerë në fillim të vitit 2010. Kjo çështje ka irrituar gjithë punonjësit dhe ka detyruar dje sindikalistët të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi në të cilën kanë kundërshtuar ashpër vendimet e kompanisë çeke. Sipas informacioneve një ndër arsyet që OSSH ka marrë këtë vendim është se shumë persona nuk janë profesionistë. Por punonjësit e rrëzojnë këtë pretekst duke argumentuar se kanë një eksperiencë pune mbi 40 vite në Energjitikë.
Punonjësit
“Jam i pari në listën e personave që janë shënjestruar për t’u hequr nga puna. Kjo është e padrejtë, si për mua ashtu dhe për kolegët e mi, ne të gjithë kemi mesatarisht nga 40 vite që punojmë në Energjitikë dhe këtu nuk ka vend për të kërkuar më tepër profesionalizëm. Ky është një problem i madh social pasi do mbeten të papunë kryefamiljarë. Me çfarë do ushqehen familjet tona,” thotë Selman Lika nga Laçi i cili prej vitesh punon si elektricist. Sipas punonjësve që pritet të largohen nga puna, shumë persona të tjerë janë punësuar në kohë fushate dhe sot vazhdojnë të jenë në punë. Një pjesë e madhe e punonjësve të OSSH-së nuk kane kontrata kolektive pune.
Letra e sindikatës
Pak ditë më parë Sindikata e Pavarur Elektroenergjitike Shqiptare iu është drejtuar me një letër institucioneve shtetërore veçanërisht Ministrisë së Punës për largimin masiv nga puna të 400 punonjësve. Në letër sqarohet se kjo urdhëresë shkel në mënyrë flagrante afatet kohore që parashikon Kodi Punës. Në vijim të faktit të mësipërm Sindikata bën me dije problematikën e mprehtë ligjore që ka lindur midis punëmarrësve të OSSH-së, kompania më e madhe në vend e privatizuar kohët e fundit në sektorin me strategjik të ekonomisë. Prej datës 07.09.2009 OSSH nuk disponon një Kontratë Kolektive siç e parashikon Kodi i Punës si rrjedhim në marrëdheniet punëdhënës/ punëmarrës ekziston një vakuum ligjor i cili po sjell efekte negative në këto marrëdhënie. “Sindikata i është drejtuar disa herë punëdhënësit të ri për të nënshkruar kontratën e re kolektive në respektim të Kodit të Punës dhe të së drejtës sindikaliste të parashikuar nga ligji, por është vërejtur se nga “Pronari i Ri” nuk ekziston dëshira për të arritur në nënshkrimin e një kontrate të re kolektive siç e parashikon ligj por kërkon shtyrjen e afatit të ish kontratës së vjetër kolektive për të cilën ne nuk kemi qenë dakord duke e kontestuar atë dhe parashtruar arsyet ligjore pse nuk duhet të ndodh kjo. Ne si Sindikatë e përbërë nga një numër prej 4250 antarësh në gjithë OSSH-në njohur me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 751 datë 06.03.2001 edhe pse nuk kemi gjetur komunikimin e përbashket midis punëdhënësit CEZ a.s po ushtrojmë të drejtën që na jep ligji duke ju drejtuar ministrive përkatëse, në referim të Nenit 192 të Kodit të Punës të merren masa për trajtimin dhe zgjidhjen e këtij veprimi i cili tashmë ka kaluar në konflikt të hapur. Shpresojmë në ndihmesën tuaj dhe në zbatimin ligjor për zgjidhjen e këtij konflikti”,” është shprehur presidenti i Sindikatës të Pavarur Elektroenergjitike Shqiptare, Njazi Sinani.
Ministria e Punës
Sipas të dhënave nga Ministria e Punës, është marrë në shqyrtim letër-kërkesa e Sindikatës së Pavarur Elektroenergjitike Shqiptare për rishikimin e çështjes së pushimit nga puna të 400 punonjësve të OSSH-së. “Në Ministrinë e Punës ka mbërritur shkresa e cila kërkon ndërhyrjen e Ministrisë për konfliktin e lindur mes Sindikatës së Pavarur Elektroenergjitike Shqiptare dhe OSSH-së. Në bazë të Kodit të Punës, Ministria e Punës (Drejtoria e Marrëdhënieve të Punës), ka filluar procedurat e Ndërmjetësimit, gjatë së cilës do të ulen në tryeze palët për të zgjidhur konfliktin. Kjo procedurë zgjat 10 ditë. Nëse palët nuk bien dakord pas kësaj procedure, Drejtoria fillon proceduart për Pajtim e cila zgjat 20 ditë. Ne do të ndjekim të gjitha procedurat e njohura nga ligji për zgjidhjen e konfliktit, për lidhjen e kontratave mes punëdhësit dhe punëmarrësve dhe për shmangien e shkurtimeve kolektive nga puna,” bënë të ditur për “Ballkan” burime zyrtare nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009