E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH u pret dritat institucioneve dhe kompanive të mëdha

17/12/2009  Debitorë në miliona, bashkia, ARMO, ALBPETROL, Ujësjellësi etj. “Nuk ka më tolerime”
FIER- OSSH Fier ka nisur dje ndëshkimin e gjithë familjarëve dhe institucioneve shtetërore debitorë të energjisë elektrike. Ditën e djeshme ka nisur edhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët që gjatë këtij viti nuk kanë shlyer sasinë e të hollave për energjinë e harxhuar.
Debitorët
Në këtë listë qëndron në krye kompania ARMO, e cila rezulton me një shifër prej 140 milionë lekësh të reja debi. Pas saj renditet TEC Fier me një debi prej 5.3 milionë lek të reja, e treta debitore e rëndësishme e OSSH Fier është kompania Albpetrol me një debi prej 5.2 milionë lekësh. Debitorë të tjerë janë institucionet vendore në Bashki dhe komuna të Fierit, si dhe Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizimeve që varen prej tyre. Një urdhër i dalë nga zyrat qendrore të OSSH-së në Tiranë ka mbërritur edhe në rajonin e Fierit, ku mesditën e sotme për të vënë në zbatim këtë urdhër kanë nisur ndërprerjen e energjisë për ujësjellësit, kompanitë e mëdha debitore dhe njësi të qeverisjes vendore dhe institucioneve të ndryshme shtetërore. Burime nga OSSH Fier është shprehur se ky aksion do të vijojë edhe ditën e nesërme dhe në vijim dhe se sipas këtij burimi nuk do të ketë asnjë tolerim derisa debitorët shtetërorë do të derdhin të hollat e prapambetura, që kapin një shifër deri në 2 milionë lek të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›