E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hap kutite ose largohu", protesta PS sot ne Fier e Vlore

TIRANE- PS do të protestojë sot në Fier e Vlorë me të njëjtën moto: “Hap kutitë ose largohu”. Socialistët do t’i kërkojnë kryeministrit Berisha në këto dy qytete, të hapë kutitë, ose të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme. PS do të protestojë në mbështetje të biznesit të rrezikuar nga falimentimi për shkak të rritjes së taksave dhe kalimit të 40% të tyre në biznes të madh. Por sipas Toçit, do të protestojë edhe për “rrezikun e zhdukjes së Vlorës nga harta e vendeve turistike për shkak të ndotjes nga vënia në punë e TEC-it, Petroliferës dhe zhdukja e 500 hektarëve në Pyllin e Sodës dhe kalimin e saj “si zonë e lirë” dhe dhënien me qira për 1 euro m2". Kryetari i PS-së, Edi Rama paralajmëroi sërish dje në Elbasan se “viti 2010 do të jetë viti i shpërthimit të krizës në familjet shqiptare”. Duke përmendur rritjen e çmimit të energjisë elektrike, vështirësitë ekonomike me të cilat do të përballen qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2010, Rama ritheksoi vendosmërinë e opozitës për të çuar deri në fund betejën për hapjen e kutive të votimit, që do të përmbyllet vetëm me largimin e kryeministrit Berisha në rast se kërkesa e tyre vazhdon të mohohet.(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›