E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Siri, vriten 15 civilë

15 civilë kanë mbetur të vrarë vetëm ditën e sotme gjatë protestave në Siri. Ndërsa që nga fillimi i këtyre protestave, që kanë filluar që para gjashtë muajsh rezultojnë të kenë vdekur 3.000 persona.
 

Ditën e djeshme, forcat siriane të sigurimit hapën zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritarë, ndërsa aktivistët bënë thirrje për mbrojtje ndërkombëtare.

Ndërkohë, presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moska mund të mbështesë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i dërgon një mesazh të fortë presidentit sirian Bashar al-Assad, por vetëm nëse ajo i drejtohet edhe protestuesve anti-qeveritarë. Ai shprehu gjithashtu shqetësim rreth veprimeve të protestuesve kundër Assadit, duke thëne se disa prej tyre duhet të konsiderohen si terroristë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›