E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti e rrëzoi qeverinë Bok

 

Ligjvënësit rumunë kanë vendosur ta rrëzojnë qeverinë me një mocion mosbesimi. Deputetët votuan 254 me 176 në mbështetje të mocionit. Për miratimin e mocionit ishin të mjaftueshme 236 vota. Opozita e qendrës dhe e majta e kërkuan votëbesimin e qeverisë, pasi kabineti i koalicionit të kryeministrit Emil Bok u përça në fillim të tetorit. Kabineti do të mbetet në pushtet derisa parlamenti të zgjedhë qeverinë e re. Kjo mund të sjellë vështirësi në plotësimin e kushteve për paketën e ndihmës prej 20 miliarda euro, të cilën Rumania e fitoi këtë vit nga FMN për të luftuar krizën financiare. “Është nder për një qeveri të shpërbëhet ndërsa favorizon një reformë me objektiv heqjen e privilegjeve”, deklaroi Bok duke iu referuar reformës së pensioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›