E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ditët e zvarritjes së këmbëve morën fund

 

Presidenti Barak Obama ka deklaruar dje si qëllim kombëtar dhënien fund të varësisë nga nafta e huaj dhe ka premtuar angazhimin e lidershipit amerikan në luftën kundër ngrohjes globale, ndërsa ai njoftoi edhe një seri hapash për t’i bërë më efikase hapat mbi uljen e emetimit të gazrave serrë. Në fillimin e javës së tij të dytë si President i Shteteve të Bashkuara, Obama bëri thirrje në Kongres për miratimin e planit të tij të stimulit ekonomik, i cili sipas tij, do të ndihmojë në krijimin  e ekonomie të re energjetike amerikane. Ai udhëzoi agjencitë federale të riekzaminonin dy politikat që mund të detyronin prodhuesit e makinave të realizonin makina që do të ndihmonin në uljen e emetimeve të gazrave të dëmshme. Si një pjesë e vendimeve të mëparshme të Obamës, edhe këto vendime janë në kundërshtim të plotë me politikën e ndjekur deri tani nga Presidenti amerikan, Xhorxh Bush. “Ditët e zvarritjes së këmbëve kanë marrë fund për Uashingtonin”, tha Obama. Por Presidenti i ri po ballafaqohet me kundërshtimin e ligjvënësve republikanë, për planin e tij stimulues të ekonomisë. Një prej kundërshtarëve më të rreptë të këtij plani është ish-rivali i tij për presidencën, senatori Xhon Mekein. Ai tha se nuk mund ta mbështesë planin në këtë version pasi ai nuk është ndërtuar në mënyrën e duhur, duke iu referuar shkurtimit të mjaftueshme të taksave. Edhe Xhon Boehner, republikani më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, bëri thirrje për ndryshime në paketën stimuluese duke thënë se ajo përmban shpenzime të panevojshme nga ana e qeverisë. Republikanët nuk kanë vota të mjaftueshme për të ndaluar paketën stimuluese, mirëpo Obama planifikon të takojë ligjvënësit republikanë. Por gjendja ekonomike në Shtetet e Bashkuara po shkon drejt përkeqësimit. Nënpresidenti Xho Bajden paralajmëroi se kriza ekonomike e vendit po thellohet dhe se në këto kushte, nuk duhet humbur kohë. “Gjendja po bëhet për ditë e më keq. Nuk ka pasur fare lajme të mira për ekonominë”, tha Gajden në një intervistë televizive. Këshilltari për ekonominë në Shtëpinë e Bardhë, Lerri Samërs tha se ekonomia amerikane është më keq se ka qenë gjatë gjithë viteve pas Luftës së Dytë Botërore. “Presidenti po përpiqet të verë një ekuilibër mes shpenzimeve të qeverisë së re dhe uljes së taksave për të kapërcyer sfidën ekonomike”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›