E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Kriza në Evropë “po frikëson botën”

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 15:00

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se kriza e borxheve në Evropë “po e frikëson botën”, ndërsa akuzoi liderët e euro-zonës të mos kenë punuar në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

Duke folur gjatë një vizite në zonën e teknologjisë së lartë në Kaliforni- Silicon Valley, Obama tha se ekonomia amerikane ka pësuar rënie gjatë këtij viti, për shkak të problemeve në botë-përfshirë Pranverën Arabe që çoi në ngritjen e çmimeve të energjisë dhe shqetësimet për gjendjen financiare të shteteve evropiane, veçanërisht të Greqisë.

Kjo e fundit mbetet e rrezikuar nga dështimi që të mos jetë në gjendje t’i paguaj borxhet e veta deri në muajin e ardhshëm, nëse ky vend nuk shtrëngon masat ekonomike dhe nuk merr një pako ndihme nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›