E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA skeptike për Grindjen Shkup-Athinë

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 14:30

Ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, Pol Volers,nuk beson në zgjidhjen e shpejt të kontestit të emrit.

Ai tha se nuk beson se kjo do të ndodhë, edhe përkundër takimeve intensive dhe tentimit për përtëritjen e negociatave në New York.

Volers shtoi se ky problem nuk zgjidhet me takime publike, por me përparime nëpërmjet bisedimeve të fshehta prapa dyerve të mbyllura.

"Nuk besoj se zgjidhja do të ndodhë shpejt. Kjo është diçka për të cilën duhet të punohet.
Por, e tërë ajo që ndodhë lidhur me kontestin e emrit nuk bëhet përmes deklaratave publike, por përmes shumë situatave private", theksoi ambasadori amerikan, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë rreth kësaj çështje dhe se do të jap ndihmën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›