Vazhdon procesi kundër Tymoshenkos

Gjykimi i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Tymoshenko, vazhdoi në Kiev, pas një pauze dy javore.
Tymoshenko-figurë udhëheqëse e opozitës ndaj administratës së presidentit, Viktor Janukovic, është para gjyqit që nga muaji qershor, nën akuzën për keqpërdorim të postit zyrtar lidhur me një marrëveshje të nënshkruar me Rusinë, në vitin 2009.
Po që se shpallet e fajtore, Tymoshenko mund të dënohet deri me 10 vjet burg.
Prokurorët thanë se marrëveshja, të cilën e ka ndërmjetësuar Tymoshenko, çoi në ngritjen e tepruar të çmimeve të cilat Ukraina u desh t’ia paguaj Rusisë për furnizim me gaz.
Tymoshenko, e cila hedh poshtë të gjitha akuzat, tha se po gjykohet padrejtësisht me prapavijë politike.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ua kanë tërhequr vërejtjen autoriteteve ukrainase rreth ndjekjeve politike, ndërsa kanë sugjeruar që të ndërpritet fare rasti ndaj Tymoshenkos.