E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Pres me padurim të punoj me Shqipërinë

Presidenti i SHBA-ve Barak Obama i ka dërguar një letër falënderimi Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për mesazhin e urimit me rastin e inagurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

WASHINGTON-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një letër falënderimi Kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Letra ka qënë përgjigja e falenderimit e Obamës ndaj mesazhit të urimit të dërguar nga Sali Berisha me rastin e inaugurimit të tij si President i SHBA-ve. Mes të tjerash, Obama fton kryeministrin shqiptar për bashkëpunim mes dy vendeve në kuadër të ndërtimit të një bote më të sigurt.

Në letrën e tij Presidenti Obama shkruan:

“I dashur zoti Kryeministër! Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inagurimit tim. Me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit. Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme.
Sinqerisht juaji, Barak Obama”, përfundon mesazhi i presidentit amerikan drejtuar kryeministrit Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›