E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obelisku i eksodit të Kosovës, një gërmadhë ne mes të Kukësit

 

KUKES - Obelisku që  përkujton eksodin e mëse 500 mijë kosovarëve në vitin 1999 në Kukës, e më pas në disa qytete të Shqipërisë është drejt shkatërrimit. Ende i papërfunduar, ai ka nisur të shkatërrohet, të shkarravitet dhe për fat
të keq të shërbejë edhe si shesh për banjë publike. Punimet për ndërtimin e Obeliskut për përkujtimin e
këtij eksodi masiv nisën 6 vite më parë nga asosacioni “Eksod 99” me qendër në Mitrovicë. Por Obelisku
nuk përfundoi së ndërtuari, ndërkohë që nuk është bërë KUKES/ Kryebashkiaku: U zhdukën ndërtuesit kosovarë
Obelisku i eksodit të Kosovës, një gërmadhë ne mes të Kukësit transparenca se sa euro janë shpenzuar deri më tani
për ndërtimin e saj. Asosacioni, me paratë e shoqatave të komunave të Kosovës mori përsipër ndërtimin e
kësaj vepre për të përkujtuar mbijetesën e kombit shqiptar. Ideja u mirëprit që në fillim nga Bashkia e Kukësit, e cila pas kërkesës së bërë, siguroi sheshin e ndërtimit si dhe mjaft lehtësira ë tjera. Por që prej vitit  2002, punimet kanë nisur
dhe janë ndërprerë disa herë. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, u shpreh se Obelisku po shkon drejt shembjes. Sipas tij, ndërtuesit, ndonëse morën sheshin e ndërtimit dhe lejen e tij, pasi nisën punimet humbën pa lënë as nam e as nishan. Mësohet se ndërtuesit nga Kosova nuk kanë paguar as punëtorët që kanë punuar. Ata u detyrohen atyre një shumë
prej 1 milion lekë të reja. Fillimisht u shfajësuan tek punëtorët, duke u thënë se do i paguanin sapo të derdhnin
paratë financuesit e kësaj vepre. Ndonëse kanë kaluar kaq vite, kjo vepër ka mbetur si një gërmadhë mes qytetit, ndërsa vendorët ende nuk kanë vendosur se si do të veprojnë me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›