IPKO ndihmon të papunët

Kompania telekomunikuese IPKO ndihmon në zbutjen e papunësisë në Kosovë. Tetëmbëdhjetë të rinj kosovarë, të cilët kanë qenë të regjistruar në Qendrat e Punësimit Rajonal kanë përfituar drejtpërdrejt nga projekti BE KOSVET VI, i cili menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, përmes të cilit ata janë pranuar për tre muaj në IPKO, me mundësi punësimi afatgjatë në këtë kompani.
Në një njoftim të IPKO-s thuhet se është kompania e parë kosovare, e cila ka pranuar të rinjtë kosovarë, për të lehtësuar punësimin e punëkërkuesve përmes këtij projekti.
Të gjithë personat e pranuar në IPKO për periudhë tremujore do të trajnohen bazuar në modelin “trajnim duke punuar”, ndërsa do të mësojnë detyra të caktuara gjatë punës përkrah punëtorëve të shitjes apo kujdesit për konsumatorë, brenda kompanisë IPKO.
“Projekti i BE’së, KOSVET VI, bën një kontribut të vogël financiar për të trajnuarit gjatë periudhës së trajnimit, e cila zgjat 3 muaj, ndërsa IPKO-ja u ofron atyre mundësinë e mirë për krijimin e një përvoje të vlefshme në industrinë e telekomunikacionit, e cila do t’u ndihmojë atyre për zhvillim dhe mundësi për karrierë profesionale”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, IPKO-ja deri më tani punëson më shumë se 510 punëtorë në tërë Kosovën, duke mos përfshirë edhe punëtorët e kontraktuar dhe furnitorët e jashtëm të kompanisë.