E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Bill Clinton, miq nga halli!

Clinton për Obamën: Më përpara ky djalë nuk do kishte qenë i denjë as për të na sjellë valixhet

Ishpresidenti do të mbaj një fjalim çelës në konventën e Charlotte. Megjithëse mes tyre nuk ka fare simpati, madje diferencat janë akoma edhe më të forta. Clinton në fjalimin e tij do thotë që një mandat i dytë i Obamas është i nevojshëm për Amerikën.

Nga Michele Zurleni
Panorama.it

Ata të dy nuk janë dashur kurrë. Përkundrazi ka pasur një periudhë para dhe gjatë zgjedhjeve paraprake të 2008-ë s ku mosmarrëveshjet kundër njëri-tjetrit kanë lënë plagë të thella të cilat koha nuk i ka shëruar, por thjesht i ka lënë në harresë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për xhelozi ose luftë për pushtet por ka të bëjë dhe me vizionet politike të cilat dallojnë shumë mes tyre, duke i bërë ata që të mbajnë distancë me njëri-tjetrin.

Por siç dihet, vjen një moment në politikë ku rivali i djeshëm të jetë aleati i sotëm (në pritje për të parë nëse do të jetë dhe në të nesërmen), dhe atëherë bëhet një fakt i kryer. Bill Clinton do të mbajë në Charlotte një diskutim në të cilin do tiu thotë amerikanëve se është e nevojshme për Amerikën një mandat i dytë për Barac Obamën.

Pikërisht ai, ish-presidenti që, siç është thënë në një artikull të gazetës New York Times, i kishte thënë Ted Kennedy-t që të mos jepte miratimin e tij senatorit të Illinios, por gruas së tij, Hillaryt, duke u shprehur: Më përpara ky djalë nuk do kishte qenë i denjë as për të na sjellë valixhet.

Ato kohë janë të largëta për të gjithë sepse tanimë, Obama ka bërë një rrugë të gjatë. Ashtu sikundër dhe në drejtim të Bill Clintonit. Në vitin e fundit ishte stafi i Numrit 44 i cili kërkojë mbështetjen dhe miratimin e Numrit 42. Pas periudhës së luftës e ndjekur nga bashkëjetesa e ftohtë (oferta që i bëri Obama Hillary Clinton-it, që të bëhej Sekretare Shteti, zgjedhje e sugjeruare nga i shoqi), tani kemi arritur në një fazë aleance të nevojshme mes tyre.

Kërkesë e bërë më shumë nga presidenti aktual, duke qenë se i duket e nevojshme për rizgjedhjen e tij. Barak Obama e di shumë mirë se kush ka akoma autoritet dhe se Bill Clinton ka me vete mbështetjen e opinionit publik, dhe në veçanti mes zgjedhësit centristë dhe të moderuar, mbi të gjitha të pavarur, i cili në këtë moment mund të braktisë Partinë Demokratike për të përqafuar Mitt Romney.

Politika shumë liberale e ndjekur nga Obama dhe udhëheqësit e partisë ((Nancy Pelosi dhe Harry Reid në krye) është shumë e largët nga ndjenja e atij elektorati që i përket klasës së mesme të bardhë, të cilët qenë pika kryesore e fitores së Bill Clintonit në të dyja zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë. Për këtë arsye Numri 44 ka rivlerësuar marrë dhënien me Numrin 42, duke i kërkuar në këtë mënyrë që të mbulojë anën e djathtë.

Gjithçka filloi nga fusha e golfit e bazës ushtarake të Air Force të Andrew, ku në shtator të 2011, Obama ftoi Clinton për një ndeshje, në të cilën do të fillonte të vihej në zbatim operacioni i shkrirjes së akullit mes tyre, duke u çuar më përpara ky operacion nga këshilltarët e presidentit, të cilët kërkonin udhëzime prej tij, në lidhje me strategjitë zgjedhore të cilat duhet të miratoheshin, si në nivel nacional, ashtu dhe në një shtet të vetëm.

Bill Clinton, më në fund, shikon në këtë pajtim njohjen që i bëhet veprimit të tij politik dhe vendos të jetë në dispozicion të (gjithsesi me kujdes) të çështjes së (më përpara) djalit të valixheve. Merr pjesë në iniciativa të ndryshme të mbledhjes së fondeve, mban ndonjë takim në favor të Obama-s, deri sa të pranojë ftesën për të folur në Charlotte, i dyti fjalim çelës (pas atij të Michelle Obama) të konventës demokratike.

Ai e jeton këtë moment si një rinjohje të dytë, këtë herë jo të veprimit, por të veprës së tij politike. Clintonizmi, i cili dukej se ishte ngrirë nga linja e tendencave të reja të përparuara mbi të cilat ishte drejtuar partia demokratike nën Barack Obamën, me fjalimin në Charlote mund të marrë postin që i takon. Ai u vlerësua kohët e fundit dhe nga zgjedhjet qe ai bëri në fushën ekonomike nga ana e administratës së Obamës.

Billi e di, dhe jeton në Karolinën e Veriut me përkushtimi i tij i ri duke përfituar në këtë mënyrë emri i tij në historinë (dhe në ekuilibrimin e fuqive) e Partisë Demokratike, si dhe gruaja e tij, Hillary mund të përfitojë në zgjedhjet e ardhshme të 2016-ës.

Qoftë si Obama ashtu dhe Romney që do të jenë në katër vitet e ardhshme në krye të Shtëpisë së Bardhë do kenë afër çiftin Clinton, të cilët duket se e kanë më dëshirë këtë gjë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›