Obama e Kohler urojnë Sejdiun për përvjetorin e pavarësis
“Dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për përparimin që ka bërë në ndërtimin e një shteti demokratik, paqësor dhe multietnik .Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur aspiratat tuaja euroatlantike .Në këtë 17 shkurt, u përcjell urimet e mia dhe besimin më të madh për vazhdimin e miqësisë dhe forcimin e partneritet në mes të dy vendeve tona”, thuhet në telegramin e presidentit Barak Obama.Presidenti Sejdiu ka marrë një mesazh urimi edhe nga presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler, me rastin e përvjetorit të dytë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vitin e shkuar Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt stabilitetit ekonomik dhe konsolidimit të politikave të brendshme e atyre të jashtme. “Pranimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore sikurse edhe zhvillimi paqësor i zgjedhjeve lokale janë suksese të cilat, shpresoj, do të ndiqen nga të tjera. Sikurse edhe në të shkuarën Gjermania do të mbështesë me të gjitha mundësitë e saj vendin Tuaj në këtë rrugë”, thuhet ne telegramin e Kohlerit.