Veliaj: Takimi i Nanos me Metën, dëshpërues
Kreu i G99-ës, Erion Veliaj, reagoi dje në lidhje me takimin mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Veliaj e komentoi këtë si tregues të një dëshpërimi të thellë të këtyre dy personave. "Tashmë duket fare qartë se 5 ditë para zgjedhjeve të ndryshimit të madh,
ish-kryeministrat dhe Sali Berisha janë në një dëshpërim të thellë", tha Veliaj. Ai i kujtoi Ilir Metës se e ka harruar me këto veprime kauzën e vetë LSI-së, duke bërë kështu ortakëri me Nanon dhe Berishën. Kreu i G99-ës, i cili ishte në këtë takim me fasonët bashkë me kandidatin e G99-ës në Qarkun e Vlorës, Genc Kojdheli, nënvizoi për të gjithë shqiptarët se "vota për Nano-Metën është votë për Berishën". Veliaj tha se pas 5 ditësh ne do të ndahemi nga pushteti i 3 kryeministrave, për të punuar më në fund për 3 milionë shqiptarë.