E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama fiton edhe “New York Times”-in

 

Kandidati demokrat për presidencën në SHBA, Barak Obama ka fituar mbështetjen e mediave më të fuqishme të vendit, duke i shtuar listës së tyre edhe gazetën prestigjioze me famë ndërkombëtare, “New York Times”. Në një artikull redaksional të publikuar në numrin e djeshëm të saj, gazeta e vlerëson senatorin e Illinoisit për karakterin dhe intelektin e tij. Kjo gazetë shkruan gjithashtu, se zoti Obama ka gjithashtu një “qëndrim të qetë dhe të qëndrueshëm” për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara larg asaj që gazeta e cilëson si udhëheqje e dështuar e Presidentit Xhorxh Bush. Artikulli redaksional shkruan, se senatori Obama ka aftësinë të krijojë një konsensus të gjerë, i nevojshëm për të zgjidhur problemet e vendit. Ndërkohë, gazeta “New York Times” kritikon kandidatin republikan, Xhon Mekein, se po shkon gjithnjë e më tepër në ekstremet e politikave amerikane. Gazeta kritikon gjithashtu edhe zgjedhjen e Mekeinit, Sarah Palin, duke e cilësuar atë një veprim oportunist dhe pasqyrim i një gjykimi të gabuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›