Zagreb, vritet gazetari i parë që pas luftërave të Ballkanit
Një figurë e medias në Kroaci ka humbur jetën në një shpërthim me bombë në qendër të Zagrebit. Kryeredaktori i një prej gazetave kryesore të pavarura “Nacional”, Ivo Pukaniç dhe drejtori i reklamave të gazetës, Niko Franjiç, humbën jetën kur eksplozivi nën makinën e tyre shpërtheu. Vrasja e Pukaniçit është e para vrasje e një gazetari kroat, që nga luftërat e Ballkanit, por shënon vrasjen e dytë të një figure të rëndësishme të vendit për këtë muaj. BE e ka dënuar fuqishëm vrasjen e dy anëtarëve të komunitetit mediatik në Kroaci, një ngjarje që ka rritur mundësinë e një raporti të varfër kur Komisioni Evropian të publikojë rishikimin e tij vjetor mbi progresin e anëtarësimit të Kroacisë në BE më 5 nëntor. Komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn, nuk ka bërë komente mbi ndikimin që do të ketë kjo ngjarje në raportin e progresit, por vrasja e Ivo Pukaniç dhe Niko Franjiçit vjen menjëherë pas vrasjes së stilit-mafioz të vajzës së një avokati në emër të përfshirë në çështje kriminale të profilit të lartë, një vrasje që ka çuar në shkarkimin e dy ministrave të qeverisë dhe shefit të policisë së vendit. Mbetet e paqartë se kush qëndron pas kësaj vrasjeje, por shënjestra e parë ka qenë Pukaniç, kryeredaktori i gazetës “Nacional”. Sipas “European Voice”, Pukaniç ka qenë nën mbrojtjen e policisë pasi kishte raportuar në pranverë, se dikush kishte tentuar ta vriste atë përpara shtëpisë së tij në Zagreb. Mbrojtja e ndërpre në muajin gusht me insistimin e vetë Pukaniçit. Kryeredaktori i “Nacional” fitoi famë të veçantë pas një interviste me të kërkuarin për krime lufte, Ante Gotovina, një ish-gjeneral, rasti i të cilit besohet, se ka vonuar progresin e Kroacisë në BE për disa vite. Pukaniçi është kritikuar për supozimet e hedhura mbi lidhjen mes disa politikanëve dhe një figure publike, që besohet se është bosi i një grupi të krimit të organizuar. Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Kroacinë, që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin nëse do të hyjë në organizatë.