E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelin, tre orë pyetje në Prokurori

 

Kandidatja republikane për zëvendës/presidente, Sara Pelin, pas akuzave dhe dëshmive mbi abuzim me pushtetin, ndërkohë që ushtronte detyrën e saj aktuale si Guvernatore e Alaskës, do të merret në pyetje nga Prokuroria e vendit. E përzgjedhura e kandidatit republikan për presidencën, si njeriu i duhur për të qëndruar në krah të tij, nëse do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, do të jetë tre orë përballë prokurorëve dhe do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre nën betim. Pelin akuzohet se ka dëbuar nga puna komisionerin e sigurisë publike të Alaskës, Uolter Monegan, në lidhje me një mosmarrëveshje personale (Pasi është ndarë nga motra e saj). Një hetim i mëhershëm arriti në konkluzionin se ajo kishte abuzuar me postin, por ligjërisht ishte në pushtetin e saj, që ta hiqte atë nga puna. Votimi ndërkohë ka filluar në SHBA dhe 1/3 e votave pritet të jenë hedhur deri në ditën e zgjedhjeve më 4 nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›