Obama hyn në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i zgjedhur i Sh
teteve të Bashkuara të
Amerikës, Obama, do të
lërë mënjanë politikën gjatë vizitës
së tij të parë post-zgjedhore
në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë,
këshilltarët e tij kanë nisur që
të merren me disa nga çështjet
kryesore të presidencës së kaluar,
me synim ndryshimin e tyre.
Obama ka sulmuar vazhdimisht
politikat "e dështuara" të Bushit
gjatë fushatës elektorale dhe
njëherë, madje, është shprehur
se Presidenti në ikje ka shumë
llogari për të dhënë pas 8 vitesh
në pushtet. Një nga drejtuesit e
grupit tranzitor të Obamës, John
Podesta, tha se Obama ka
shumë të ngjarë që të nxitojë,
sapo të ketë ardhur në pushtet
më 20 janar, në lidhje me ndryshimin
e disa qëndrimeve të
rëndësishme të administratës së
Bushit, të cilat nisin nga kërkimi
në lëmin e qelizave njerëzore
e vazhdojnë me çështjet në
fushën e naftës dhe të gazit.
Obama e mori pushtetin pas dy
vitesh fushate, gjatë të cilave
bënte thirrje për ndryshim,
kryesisht në fushën ekonomike
dhe atë të politikës së jashtme.
Dje, i shoqëruar nga bashkëshortja,
Mishel, ai ka vizituar
në pozicionin e ri për gati 90
minuta për herë të parë Shtëpinë
e Bardhë. Qëllimi i vizitës,
që është një pikë e zakonshme
e protokollit presidencial,
është njohja e banorëve të rinj
me shtëpinë e tyre të re, në të
cilën do të kalojnë 4 vitet e
ardhshme të jetës. Nga ana e tij,
Bush është shprehur se "sigurimi
i një tranzicioni të qetë është
një nga qëllimet e mia kryesore
për kohën e mbetur në detyrë".
Obama dhe stafi i tij kanë nisur
që të informohen në lidhje me
çështje më të rëndësishme që
kanë të bëjnë me ekonominë,
sigurinë dhe politikën e jashtme
të vendit dhe në javët në vazhdim
shkalla e informacionit dhe
e përfshirjes së njerëzve të
Obamës do të rritet. Bush,
ndërkohë, po përgatitet të presë
takimin shumë të rëndësishëm
ndërkombëtar të G20-ës, në
datën 15 nëntor në Washington,
ndërsa Obama nuk do të marrë
pjesë. Aktualisht të gjitha forcat
e tij janë përqendruar në ngritjen
e qeverisë dhe përgatitjen
e politikave që do të mundësojnë
vendimmarrjet e menjëhershme
me të ardhur ai në
pushtet. Vizita e djeshme në Shtëpinë
e Bardhë përfshin një
guidë në të gjitha ambientet e saj
dhe veçanërisht në Zyrën Ovale.
Madje, sipas traditës, ky është
vendi ku të dy presidentët janë
ulur për të diskutuar në lidhje
me çështjet më të rëndësishme
të axhendave të administratës.
Takimi është organizuar me njëfarë
nxitimi jo të zakonshëm nga
ana e stafit të Obamës dhe kjo
pjesërisht sepse Shtetet e Bashkuara
janë në luftë dhe pjesërisht
se tranzicioni po ndodh në
mesin e një krize ekonomike.
Pikërisht ekonomia është prioritet
shumë i madh për Obamën,
madje kryesori.
teteve të Bashkuara të
Amerikës, Obama, do të
lërë mënjanë politikën gjatë vizitës
së tij të parë post-zgjedhore
në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë,
këshilltarët e tij kanë nisur që
të merren me disa nga çështjet
kryesore të presidencës së kaluar,
me synim ndryshimin e tyre.
Obama ka sulmuar vazhdimisht
politikat "e dështuara" të Bushit
gjatë fushatës elektorale dhe
njëherë, madje, është shprehur
se Presidenti në ikje ka shumë
llogari për të dhënë pas 8 vitesh
në pushtet. Një nga drejtuesit e
grupit tranzitor të Obamës, John
Podesta, tha se Obama ka
shumë të ngjarë që të nxitojë,
sapo të ketë ardhur në pushtet
më 20 janar, në lidhje me ndryshimin
e disa qëndrimeve të
rëndësishme të administratës së
Bushit, të cilat nisin nga kërkimi
në lëmin e qelizave njerëzore
e vazhdojnë me çështjet në
fushën e naftës dhe të gazit.
Obama e mori pushtetin pas dy
vitesh fushate, gjatë të cilave
bënte thirrje për ndryshim,
kryesisht në fushën ekonomike
dhe atë të politikës së jashtme.
Dje, i shoqëruar nga bashkëshortja,
Mishel, ai ka vizituar
në pozicionin e ri për gati 90
minuta për herë të parë Shtëpinë
e Bardhë. Qëllimi i vizitës,
që është një pikë e zakonshme
e protokollit presidencial,
është njohja e banorëve të rinj
me shtëpinë e tyre të re, në të
cilën do të kalojnë 4 vitet e
ardhshme të jetës. Nga ana e tij,
Bush është shprehur se "sigurimi
i një tranzicioni të qetë është
një nga qëllimet e mia kryesore
për kohën e mbetur në detyrë".
Obama dhe stafi i tij kanë nisur
që të informohen në lidhje me
çështje më të rëndësishme që
kanë të bëjnë me ekonominë,
sigurinë dhe politikën e jashtme
të vendit dhe në javët në vazhdim
shkalla e informacionit dhe
e përfshirjes së njerëzve të
Obamës do të rritet. Bush,
ndërkohë, po përgatitet të presë
takimin shumë të rëndësishëm
ndërkombëtar të G20-ës, në
datën 15 nëntor në Washington,
ndërsa Obama nuk do të marrë
pjesë. Aktualisht të gjitha forcat
e tij janë përqendruar në ngritjen
e qeverisë dhe përgatitjen
e politikave që do të mundësojnë
vendimmarrjet e menjëhershme
me të ardhur ai në
pushtet. Vizita e djeshme në Shtëpinë
e Bardhë përfshin një
guidë në të gjitha ambientet e saj
dhe veçanërisht në Zyrën Ovale.
Madje, sipas traditës, ky është
vendi ku të dy presidentët janë
ulur për të diskutuar në lidhje
me çështjet më të rëndësishme
të axhendave të administratës.
Takimi është organizuar me njëfarë
nxitimi jo të zakonshëm nga
ana e stafit të Obamës dhe kjo
pjesërisht sepse Shtetet e Bashkuara
janë në luftë dhe pjesërisht
se tranzicioni po ndodh në
mesin e një krize ekonomike.
Pikërisht ekonomia është prioritet
shumë i madh për Obamën,
madje kryesori.