Përplasje me armë në mes të Tiranës, terrorizohen banorët
Një përplasje me armë ka
ndodhur mesditën e
djeshme, në mes të Tiranës,
ndërkohë që një person tjetër ka
mbetur i plagosur me thikë në
Kamzë. Ngjarja e parë ka ardhur
si pasojë e një konflikti të çastit
mes dy personave, ku njëri prej
tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka
qëlluar në drejtim të rivalit disa
herë. Ndërkohë, policia shpjegoi
se, një ditë më parë, gjatë një
sherri për parkim, ka mbetur i
plagosur një 39-vjeçar. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se në orën
13:30, janë njoftuar se në rrugën
"Sami Frashëri", përballë shkollës
"Petro Nini", ka të shtëna armësh.
Banorët e zonës, të terrorizuar
nga krismat, kanë kërkuar ndihmën
e policisë, duke denoncuar
këtë rast. Me t‘u njoftuar, shërbimet
e Komisariatit nr. 2 kanë
shkuar në vendin e ngjarjes, të
cilët janë mbështetur edhe nga
patrulla e Drejtorisë së Policisë së
Tiranës. Policia shpjegoi në lidhje
me këtë ngjarje se rezultoi pas një
debati të momentit Ilir Haki Arbana,
39 vjeç, lindur dhe banues
në rrugën "Komuna e Parisit", ka
qëlluar me armë zjarri pistoletë,
në drejtim të Luan Allës, 24 vjeç,
lindur në Krujë dhe banues në
Tiranë. Sipas policisë, i dëmtuari
është shoqëruar në polici, ku ka
sqaruar rrethanat e ngjarjes,
ndërkohë që autori i identifikuar
është shpallur në kërkim. Grupi
hetimor, i cili kreu ekzaminimet
dhe bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes,
tha se në cilësinë e provës
materiale u gjet dhe u sekuestrua
një gëzhojë me mbishkrimin
"WLUGER", që mendohet se është
ajo e armës së krimit. Më vonë,
policia ka ushtruar kontroll edhe
në banesën e Ilir Arbanës, por
deri në orët e mbrëmjes nuk ka
mundur të bjerë në gjurmët e tij.
Sipas policisë, është negociuar
edhe me familjen për vetëdorëzimin
e tij. Gjithashtu, policia tha
se ka regjistruar edhe një plagosje
në Kamzë. Në lidhje me këtë ngjarje,
seksioni kundër krimeve
ndaj jetës dhe shëndetit ka arrestuar
të dyshuarin Jetjon Skënder
Korça, 18 vjeç, banues në Kamzë.
Sipas të dhënave hetimore, ky
person dyshohet se rreth orës
15:00, në Kamzë, gjatë një konflikti
të momentit për parkim, ka
plagosur me thikë Gramoz Kadri
Leçkën, 39 vjeç. Ky i fundit ndodhet
në gjendje të rëndë në spital.
ndodhur mesditën e
djeshme, në mes të Tiranës,
ndërkohë që një person tjetër ka
mbetur i plagosur me thikë në
Kamzë. Ngjarja e parë ka ardhur
si pasojë e një konflikti të çastit
mes dy personave, ku njëri prej
tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka
qëlluar në drejtim të rivalit disa
herë. Ndërkohë, policia shpjegoi
se, një ditë më parë, gjatë një
sherri për parkim, ka mbetur i
plagosur një 39-vjeçar. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se në orën
13:30, janë njoftuar se në rrugën
"Sami Frashëri", përballë shkollës
"Petro Nini", ka të shtëna armësh.
Banorët e zonës, të terrorizuar
nga krismat, kanë kërkuar ndihmën
e policisë, duke denoncuar
këtë rast. Me t‘u njoftuar, shërbimet
e Komisariatit nr. 2 kanë
shkuar në vendin e ngjarjes, të
cilët janë mbështetur edhe nga
patrulla e Drejtorisë së Policisë së
Tiranës. Policia shpjegoi në lidhje
me këtë ngjarje se rezultoi pas një
debati të momentit Ilir Haki Arbana,
39 vjeç, lindur dhe banues
në rrugën "Komuna e Parisit", ka
qëlluar me armë zjarri pistoletë,
në drejtim të Luan Allës, 24 vjeç,
lindur në Krujë dhe banues në
Tiranë. Sipas policisë, i dëmtuari
është shoqëruar në polici, ku ka
sqaruar rrethanat e ngjarjes,
ndërkohë që autori i identifikuar
është shpallur në kërkim. Grupi
hetimor, i cili kreu ekzaminimet
dhe bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes,
tha se në cilësinë e provës
materiale u gjet dhe u sekuestrua
një gëzhojë me mbishkrimin
"WLUGER", që mendohet se është
ajo e armës së krimit. Më vonë,
policia ka ushtruar kontroll edhe
në banesën e Ilir Arbanës, por
deri në orët e mbrëmjes nuk ka
mundur të bjerë në gjurmët e tij.
Sipas policisë, është negociuar
edhe me familjen për vetëdorëzimin
e tij. Gjithashtu, policia tha
se ka regjistruar edhe një plagosje
në Kamzë. Në lidhje me këtë ngjarje,
seksioni kundër krimeve
ndaj jetës dhe shëndetit ka arrestuar
të dyshuarin Jetjon Skënder
Korça, 18 vjeç, banues në Kamzë.
Sipas të dhënave hetimore, ky
person dyshohet se rreth orës
15:00, në Kamzë, gjatë një konflikti
të momentit për parkim, ka
plagosur me thikë Gramoz Kadri
Leçkën, 39 vjeç. Ky i fundit ndodhet
në gjendje të rëndë në spital.