Topi: Shqipëria, kundër programit bërthamor të Iranit
Shqipëria ka theksuar qëndrimin e saj politik kundër programit bërthamor të Iranit, gjatë prezencës së saj si anëtare e Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ku mandati i vendit tonë përfundon në shtator të vitit të ardhshëm. Qëndrimi i Tiranës zyrtare për këtë çështje ka ardhur nga kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, në një takim që ka zhvilluar dje me ambasadorin e Iranit në Shqipëri, Alibeman Eghbali Zarach. Siç mësohet, diplomati i Teheranit e ka kërkuar vetë takimin me Presidentin e Republikës, për të mësuar qëndrimin e shtetit shqiptar në lidhje me programin bërthamor të Iranit, por edhe për çështje të zhvillimeve ndërkombëtare. Ndërkaq, Presidenti Topi, siç thekson zyra e shtypit e Presidencës, theksoi se "Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, do të mbështesë me shumë vendosmëri rezolutat, të cilat synojnë vendosjen e drejtësisë, të paqes dhe të barazisë në globin tonë. Shqipëria ka vuajtur për një kohë të gjatë nga mungesa e drejtësisë, barazisë, lirisë, respektit të të drejtave të njeriut, ka përjetuar diktaturën më të egër dhe izolimin më të gjatë ndërkombëtar, prandaj është e vendosur të luftojë për demokracinë globale dhe kundër çdo tentative që rrezikon paqen. Ajo do të udhëhiqet nga këto parime edhe gjatë pjesëmarrjes së saj në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për periudhën shtator 2007 - shtator 2009".
Kreu i shtetit shqiptar, qëndrimin e Tiranës zyrtare, e ka lidhur si një rezonancë të plotë me vendet aleate të Aleancës së Atlantikut Verior, por edhe të Bashkimit Evropian. Ambasadorit iranian, Alibeman Eghbali Zarach, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka theksuar se "Shqipëria, si një vend anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për t‘u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ka qenë dhe do të jetë në një linjë me qëndrimet e aleatëve të saj euroatlantikë për raportet dypalëshe, rajonale dhe globale".
Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, do të mbështesë me shumë vendosmëri rezolutat, të cilat synojnë vendosjen e drejtësisë, të paqes dhe të barazisë në globin tonë