E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramsfeld e Bush, urdhra sekretë për operacione në vende të ndryshme

Pentagonit i është dhënë një
autoritet sekret nga Presi
denti Bush për të ndërmarrë
12 sulme të diskutueshme
kundër Al Kaedës dhe militantëve
të tjerë në Siri, Pakistan dhe në disa
vende të tjera që nga viti 2004. Ky
lajm bëhet i ditur nga e përditshmja
amerikane, "The New York
Times", e cila u referohet burimeve
të marra nga 6 zyrtarë anonimë
ushtarakë dhe të shërbimeve
sekrete. Sipas gazetës, operacionet
u autorizuan nga një urdhër i klasifikuar
i firmosur nga Donald
Rumsfeld, ish-sekretari i Mbrojtjes,
me aprovimin e Presidentit. Sipas
këtij urdhri, ushtria kishte autoritetin
që të godiste rrjetin e Al
Kaedës kudo nëpër botë, si dhe ishte
pajisur me një mandat të gjerë
për të kryer operacione në vendet
që nuk ishin në luftë me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht
urdhrit, sipas gazetës, çdo
mision kërkonte një aprovim të shkallës
së lartë nga ana e qeverisë.
Urdhri përmbante 15-20 vende,
përfshi Sirinë, Pakistanin, Jemenin,
Arabinë Saudite dhe shtete të tjera
të Gjirit Persik, ku mendohej se
operonin militantët e Al Kaedës.
Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s u
shpreh se një nga operacionet përfshinte
sulmin ndaj ngrehinës së dyshimtë
në Bajuar, rajon i Pakistanit.
Gazeta shkruante se burimet e saj
nuk japin detaje të sulmeve të mëparshme,
përveç pohimit se ato
janë kryer në Siri, Pakistan dhe
vende të tjera. "The New York
Times" shkruan se zyrtarët e bëjnë
të qartë që nuk ka pasur sulme të
tilla ndaj Iranit, por në të sugjerohet,
duke iu referuar gjithmonë zyrtarëve
ushtarakë anonimë, që forcat
amerikane kanë kryer misione të
tjera zbulimi në Iran, duke përdorur
direktiva të tjera të klasifikuara. Zyrtarët
i kanë thënë gazetës edhe se
një numër misionesh nuk janë
ndërmarrë kurrë, pasi zyrtarët e
lartë të administratës i gjykuan si
shumë të rrezikshëm dhe me probleme
të mëdha diplomatike. Kur një
gazetar i gazetës kontaktoi me Shtëpinë
e Bardhë në lidhje me ndonjë
koment të mundshëm, as ajo e as
Departamenti i Mbrojtjes nuk kanë
dashur të prononcohen. Javët e fundit
sulme të ndryshme të paautorizuara
të ushtrisë amerikane në Pakistan
kanë ngjallur kundërshti, pasi
pala pakistaneze pretendon se ajo
mund ta luftojë e vetme terrorizmin
në vendin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›