E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, i gatshëm të kontribuojë për paqen në Kosovë

Kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Barak Obama, ka deklaruar se të gjitha komunitetet në Kosovë duhet të jetojnë në një shoqëri normale, të qetë dhe me prosperitet. Obama ka vlerësuar gjithashtu si të domosdoshëm respektimin e të drejtave të komuniteteve fetare. “Me përgjegjësi të plotë do të mbështes në çdo mënyrë të mundshme zhvillimin e dialogut mes të gjitha palëve në Kosovë, sepse besoj që paqja dhe stabiliteti janë zgjidhja e vetme që mbështeten nga të gjitha palët”, - ka thënë Obama. Megjithatë, kandidati demokrat shihet me optimizëm edhe në SHBA. Mbështetësit e tij shprehen se ato që e bëjnë Barak Obamën të veçantë janë vizioni i tij i jashtëzakonshëm dhe vendosmëria për realizimin e qëllimeve. Ai e shfrytëzon shpresën si mjet për të vënë gjëra në lëvizje. Prandaj në fushatën e tij janë përfshirë të rinj, të vjetër, të zinj dhe të bardhë.

4 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›