E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama jep shpresë për ripërtëritjen ekonomike

 

Presidenti amerikan Barak Obama ka ndezur shpresat në të gjithë botën, duke treguar sinjale pozitive të rritjes ekonomike në SHBA më para se sa ishte parashikuar për shkak të krizës. Kriza në SHBA solli një reaksion zinxhir të shkatërrimit ekonomik pothuajse në të gjithë vendet në botë, duke nisur që nga tregu i bursave dhe falimentimi i bankave. Me gjithë lajmin e mirë, Obama paralajmëroi se ka ende kohë të vështira përpara. “Ekonomia po tregon shenja rikuperimi, por kemi ende dhimbje të tjera përpara. Ne duhet të ndërtojmë një fondacion për një prosperitet të ri të shekullit të 21-të”, tha Obama. Në një fjalim të rëndësishëm lidhur me krizën ekonomike në Universitetin Georgetown në Uashington, Obama tha se, “ekonomia është si shtëpia e ndërtuar mbi rërë. Masat që po merr administrata kundër krizës do të çojë në një shtëpi e ndërtuar mbi themele të forta. Ne do t’i hedhim themelet e saj”. Para fjalimit të Obamës, vlera e aksioneve të disa bankave dhe disa produkteve të tjera financiare në tregjet evropiane u rrit me afro 25 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›