E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon bashkëpunim në Amerikën Latine

Presidenti amerikan, Barak Obama, u takua të premten me analogët e tij latino-amerikanë, duke u ofruar bashkëpunim politik dhe dialog mbi dallimet ideologjike që kanë acaruar marrëdhëniet e SHBA-ve me vendet e tjera të rajonit. Por punimet e samitit ku do të marrë pjesë bashkë me 33 liderë të tjerë, që do mbahet në Trinidad dhe Tobago, pritet të kenë zhvillime të ashpra, në mënyrë të veçantë për shkak të qëndrimit të Uashingtonit ndaj Kubës. Ndërkaq lideri kubanez, Raul Kastro, bëri me dije se është i gatshëm të takohet me Presidentin amerikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›