E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirati i kapur do të gjykohet në SHBA

Një adoleshent somalez, i zënë nga trupat e marinës amerikane, gjatë një përballjeje të armatosur me disa piratë nga ky vend, do të përballet me drejtësinë në truallin amerikan. Djaloshi i quajtur Abdul Uali Muse, ishte i përfshirë në një përpjekje për të marrë në dorë me forcë një anije amerikane javës që shkoi. Tre shokë të tij u vranë nga snajperët e marinës amerikane gjatë një operacioni për të shpëtuar një kapiten amerikan që mbahej peng nga piratët.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›