E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon tejkalimin e krizës së borxhit

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 12:55

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë thirrje për bisedime të mëtejme për buxhetin në Shtëpinë e Bardhë, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes me republikanët, në lidhje me kthimin në kohë të borxhit amerikan.

Kreu i republikanëve në Kongres, Joe Boehner, tha se shkurtimet buxhetore duhet ta kalojnë shumën e nivelit të borxhit.

Ai po ashtu tha se marrëveshja duhet të përjashtojë rritjen e tatimeve, gjë të cilën e dëshiron Obama.

Dështimi në arritjen e një marrëveshjeje para afatit të fundit më 2 gusht, mund të bëjë që për herë të parë SHBA-ja të mos paguajnë obligimet fiskale.

Takimi mes presidentit Barack Obama dhe krerëve të kongresit në Shtëpinë e Bardhë është shtyrë pas vetëm 75 minutash.

Në qoftë se republikanët dhe demokratët nuk arrijnë deri atëherë ndonjë marrëveshje, SHBA-ja kërcënohet nga falimentimi.

Më parë drejtorja e re e FMN-së, Christine Lagarde, ka kërkuar që ky vend të rrisë kufirin më të lartë të borxheve.

Në të kundërtën pasojat mund të jenë shumë të rënda, tha ajo.

Përqindjet e interesit mund të rriten, ndërsa tregu i aksioneve të bie, vlerësojnë ekspertët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›