E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia shpenzon 730 miliardë dollarë për armatim

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 12:51

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se qeveria e tij planifikon të shpenzojë qindra miliarda dollarë për modernizimin e armatimit deri në vitin 2020.

Në fjalimin e tij në parlament në fillim të këtij viti, Putin tha se Rusia duhet të jetë e fortë për të shmangur ndonjë kërcënim nga jashtë, prandaj prodhimi i raketave do të dyfishohet duke filluar nga viti 2013.

Analistët në Moskë thonë se ky plan ambicioz synon kryesisht të ruajë ndikimin e qeverisë mbi çështjet e brendshme dhe ato rajonale.

730 miliard dollarë deri në vitin 2020 - rreth 20 milion në ditë. Kaq është e gatshme të shpenzojnë qeveria ruse për ri-armatimin e ushtrisë së saj.

Programi i ri shtetëror i riarmatimit përfshin blerjen e tetë nëndetëseve strategjike të pajisur me raketa balistike Bulava.

Plus 600 aeroplanë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe S-500. Blerjet e armëve, si brenda dhe jashtë vendit, do ta lejojnë Rusinë të rrisë përqindjen e armëve moderne në arsenalin e saj me 70 për qind deri në vitin 2020.

Analisti i pavarur ushtarak, Pavel Felgenhauer, thotë se përmirësimi i forcave strategjike bërthamore është në krye të listës.

Edhe pse Rusia eksporton jashtë armë me vlerë prej miliarda dollarësh, forcat e armatosura të vendit janë të pajisura më së shumti me armë të vjetra të epokës sovjetike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›