E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqet në Durrës komedia "Kallashnikov"

Shfaqet në Durrës në teatrin "Aleksandër Moisiu" komedia "Kallashnikov", me regji të Jetjona Sinanit. Pas shfaqjes në Akademinë e Arteve në Tiranë, "Kallashnikov" u shfaq përgjatë dy mbrëmjeve edhe në Durrës. E shkruar nga autori hungarez, Georg Gabor, e përshtatur për aktualitetin shqiptar nga regjisorja Sinani, ajo ka përcjellë mesazhin e rrezikut të lojës me pushtetin për qëllime personale. Një intelektual, një injorant, një gangster e një servil... Të katërt gjenden të mbyllur në një kontenier anijeje. Duan të ndryshojnë diçka. Duan të dalin, të marrin ajër, të shohin përtej derës së mbyllur që vazhdon të qëndrojë ashtu, pavarësisht përpjekjeve për ta hapur. Më parë, duhet të arrijnë çelësin e të heqin dorë nga kallashnikovi, objekti që u fal pushtetin. Ata vijnë nën interpretimin e Devis Mukës, Florian Agollit, Klodian Hoxhës dhe Besmir Bitrakut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›