“SHEGERTËT E MAKIJAVELIZMIT”
Të nderuar lexonjës!
Thonë se kur Adami kishte rastisur në avllinë e Evës, “turpin e tij” e kishte mbuluar me një gjethe hardhie, jo që mos ta hetojë kush aty përreth, por për t’u mbrojtur nga dhuna e zvarranikëve. Ndërkaq Platoni, dikur aq shumë ishte inatosur me kostumin e tij të dhunuar dhe disproporcional, saqë kishte fajësuar rrobaqepësin e tij personal. Edhe burrështetasi amerikan Benxhamin Frenklin do t’i dhunojë të gjitha të vërtetat e kësaj dynjaje, pos një mendimi të tij, ku do të thotë: “E vetmja gjë e sigurt në këtë botë është vdekja dhe taksat!” Bill Klintoni do të dhunojë besnikërinë e tij ndaj Hillarisë, Ban Ki Muni me gjashtë pikat “e tij” do bëjë përpjekje të dhunojë sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës. Albin Kurti - kampioni i opozitës kosovare - do të dhunojë filozofinë e politikëbërjes së përfaqësuesve të pushtetit dhe njëkohësisht do t’ia shajë mamanë e mamasë Ban Ki Munit dhe Tadiçit bashkë me ministrinë e tij për punë botore. Ilir Meta i LSI-së, i cili i takon opozitës, gjegjësisht “shumicës mosbesuese”, me të tjerë bashkëmendimtarë të tij, do hyjë në grevë urie për të dhunuar mbipeshën e tij dhe Kodin Zgjedhor të ndërtuar nga Sali Berisha! Mondi “kurbetqari”, i cili vjen nga Pogradeci dhe bën muzikë të mirëfilltë korçare këtu në Tetovë, shpesh do të dhunojë “çallamin” tonë, duke thënë se ne këtej Shkupit e flasim gjuhën shqipe si në “Kapalli Çarshi” të Stambollit.
Ndërsa një mik imi, që kohëve të fundit është duke u ballafaquar me identitetin e tij të depersonalizuar, do sorollatet qorrsokakëve të kasabasë së tij, në kërkim të ofiqarit që dikur ia kishte dhunuar mbiemrin. Inspirimet i ka këmbekrye të kundërta dhe të gabuara, ka një arsye që asnjëherë nuk e vë në kandar, është një mik të cilit i mungon nocioni dhe ndjenja e kohës dhe hapësirës, një mik imi, të cilit kur i kruhet ana e djathtë e kokës, kruarjen e bën me dorën e majtë. Mbath këpucë me lidhëse që asnjëherë nuk i lidh. Detyrat gjithmonë i kryen bythaprapë dhe imagjinoni: pazarin e bën pas orës 19:00, kur fillon ndalimi i shitjes së pijeve alkoolike. Dhe sikur t’i parashtrosh pyetje pse e bën këtë, të thotë se dëshiron t’i dhunojë rregullat e pazarbërjes. Dhe ky qerrata nuk do të pandehë (ndoshta me të drejtë) të thotë se ky opinionbërës i vockël, siç jam unë, kur s’kam gjë tjetër më të mençur për të bërë, kinse ashtu qorrazi ia fus vrapit që në shkrimin tim të radhës të shpik fajtorin dhe hileqarin në vijim, me të vetmin qëllim për ta diskredituar hileqarin kundrejt papërgjegjshmërisë së tij. Unë në këtë shkrim do bëj përpjekje që të dhunoj dhunimin. Ka shumë të tillë që në përditshmërinë e tyre të bezdisshme i dhunojnë fjalët dhe premtimet e dhëna.
“Gojëkëqijtë” do të thonë se edhe në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit me paturpësinë më të madhe do të dhunohet e drejta e nxënësve shqiptarë të mësojnë shqip, diku në Idrizovë dhe s’di ku tjetër. Atyre do t’u dhunohen dhe do t’u anatemohen kërkesat për një hapësirë paksa më të mjaftueshme... aq sa u duhet, jo më shumë se të tjerët. Edhe në këtë përvjetor mësuesit e nxënësve të lartpërmendur do të detyrohen të përkthejnë gjuhën e tyre të shkruar. Edhe këta do të detyrohen ta “dhunojnë” të drejtën për të llafosur shqip. Gjatë gjithë ditës së Perëndisë do të dhunohet një Marrëveshje e kurdisur e Ohrit, një Marrëveshje që ka kohë që është fundosur në liqenin ortak.
Dhe të gjithë ne, nga “dembelia” do të dhunojmë edhe atë që është pronë jona kulturore, arsimore, historike, intelektuale etj. Ka shumë njerëz përreth që kanë hallin e varfërisë së skajshme dhe që për komshi të përjetshëm e kanë skamjen. Një e tillë është një motër jona që ka hallin e hambarit bosh të miellit. Është një motër me shpirt të ngarkuar me dhembje, vjen nga një fshat i Malësisë së Tetovës, jeton në varfëri e mjerim, e cila piskamën “Apel për ndihmë!” e përcjell nëpërmjet gazetës “Fakti”. Ky apel nuk meriton të mbahet peng dhe nuk guxon të materializohet e të trafikohet, nuk guxon assesi të makijavelizohet nga njerëz pseudo… Ajo nuk e bën atë sot për luks, kurime ose për të përmirësuar cilësinë e jetesës, por thjesht për bukën e gojës. Kjo britmë e saj që përvijon edhe festimin e nëntorit alfabet e flamur, është sinjal për të nxitur “…një reagim (edhe pse të vonuar) solidar kolektiv” për të ngacmuar harresën tonë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për t’i shërbyer gjallërimit të solidaritetit e jo dhunimit të institucionit të kujdesit, respektivisht, të një institucioni të dhunuar “siç një të tillë e kishte dhunuar çudia e Mbretëreshës së Danimarkës, njëqind vjet më parë, që, kur i kishin thënë se njerëzia kishte dalë në demonstratë dhe kërkonte bukë, ishte përgjigjur e habitur: “Duan bukë!? Po pse nuk hanë biskota!?” Motra jonë që është pushtuar me dufin e saj të brendshëm, një duf që nuk e ka kollaj ta shfryjë si të tillë, do të ballafaqohet me fate të njohura dhe të panjohura, motra, që është trashëgimtare e nderit dhe oxhakut të familjes së saj, të një familjeje ku dëgjohen zëra kalamajsh të cilëve u mungon kujdesi dhe dashuria e babait dhe gjyshit të tyre, liria e të cilëve është zaptuar diku përtej Shkupit. Është një motër që nuk kërkon biskota, por kërkon miell për të gatuar bukën dhe “…për ta pjekur në saçin e familjes së saj!?” Ajo kërkon ndërgjegjësimin tonë toptan. Ajo nuk dëshiron të marrë vend “… aty afër xhamisë (së fshatit), aty ku njerëzit falin lehtë mëshirë!” Ajo kërkon kthjelljen e mendjes së njerëzve të kllapitur dhe të pangopur nga luksi, njerëzve që nuk e kanë dertin dhe sikletin e skamjes e që do të thonë se apeli i saj është një shaka e radhës…, njerëz që zor falin mëshirë, në mungesë të ndjenjës së shpirtmadhësisë, ashtu thjesht do t’i thonë: “Zoti të dhashtë!”
Nëse të gjithë njerëzit do të duan ta humanizojnë dhe fisnikërojnë këtë apel të saj, mirë do të ishte që atë mos ta spekulojnë dhe abuzojnë, sepse këto spekulime dhe abuzime do t’i hapnin rrugë ndërtimit të babëzisë së tyre. Sikur ky apel dhe këto ndihma do politizoheshin ose thjesht do bëheshin për qëllime djallëzore, atëherë larg duart nga pjata e jetimëve!
Thonë se të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet mendore (le të më falin) dhe të cilët nuk gjejnë derman nga hajmalia e hoxhës, priftit të krishterë dhe nga kura që do t’ua këshillojë doktori, do të ishte mirë të ndihmojnë këtë motër dhe shumë të tjerë të tillë si ajo, sepse ndihma është ilaçi më i mirë për shërimin e sëmundjeve mendore.
Mbaj mend, kur ne nxënësit e pyesnim dikur profesorin tonë të nderuar të gjuhës dhe letërsisë shqipe, Muhedin Hadrin: “Si i kemi ne shqiptarët punët”, e kur ai na thoshte: “Punët i kemi si leshi i arapit!” Ndjesë pastë! Ishte një shqiptar i mençur. Është një shprehje proverbiale, ku në mes tjerash thuhet: “Mos u zhyt në një llucë me shpirtvogëlsitë, se me shpirtvogëlsitë do të ngatërrojnë!”