E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kthehet ne Shtepine e Bardhe

Presidenti amerikan Barack Obama është kthyer me familjen e tij në Uashington për tu përballur me sfida edhe me te mëdha pas sigurimit te mandatit të dyte. Tashme atij i duhet të punojë me republikanët në kongres për t’u përballur me “shkëmbin fiskal” te rritjes se taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve. Republikanët morën kontrollin e Dhomës se Përfaqësuesve por nuk arritën të merrnin edhe senatin. 
Në betejën shtet me shtet me rivalin Mit Romney, Obama ka fituar deri tani 303 vota elektorale kundrejt 206 Romney. 
Para kthimit të Obamës në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Boehner aludoi për një mundësi kompromisi nëse presidenti bie dakord për reformën e taksave. 
Boehner, që negocioi Obamën mbi të ashtuquajturën “marrëveshja e madhe”, tha se ai mund të pranojë rritjen e të ardhurave si pjesë të marrëveshjes për reformën. 
Ndërkohë, ekonomistët deklarojnë se efekti tërësor i rënies së shkëmbit fiskal mund zhysë Shtetet e Bashkuara në recesion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›