E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama kundër sekreteve, urdhëron ligje të reja

Presidenti amerikan po i vazhdon
përpjekjet e tij, edhe
pse duhet thënë shumë të
vështira, për një qeveri sa më
transparente dhe të hapur ndaj
popullit. Dje ai ka urdhëruar ndërmarrjen
e dy studimeve në lidhje
me klasifikimin e tepruar nga
ana e qeverisë të informacionit,
si dhe përdorimin nga ana e saj
të mënyrave të ndryshme për ta
mbajtur jashtë vëmendjes së publikut.
Përgjigjen për këto studime
ai pret ta marrë brenda 3 muajve
të ardhshëm. Në një dokument të
dy ditëve më parë, ai ka urdhëruar
këshilltarin e çështjeve të sigurisë
kombëtare që të konsultojë agjencitë
përkatëse dhe të rekomandojë
rishikimin e urdhrave presidencialë
ekzistues në lidhje me klasifikimin
e çështjeve të sigurisë
kombëtare, në bazë të të cilave
formulohen ligjet që merren për
bazë nga agjencitë përkatëse, për të
cilësuar dokumente të ndryshme
si "konfi denciale", "sekrete", apo
"top sekrete". I njëjti dokument i
është dërguar edhe Prokurorit të
Përgjithshëm, Erik Holder, dhe
shefes së çështjeve të sigurimit
të brendshëm, Napolitano. Ata
pritet që të ngrenë një task force
qeveritare për të standardizuar
të ashtuquajturit informacione
të kontrolluara, por jo të klasifi -
kuara. Për informacione të tilla
sipas Obamës, ekzistojnë 107 lloje
stampash, si dhe 130 procedura të
ndryshme për aplikimin e këtyre
stampave. Obama synon që të
publikojë më shumë informacione
se paraardhësi i tij, pra të
konsiderojë të përdorshëm një
numër informacionesh, që sipas
legjislacionit aktual konsiderohen
"sekret", apo "top sekret". Ai kërkon
që të vendosë standarde të reja,
pasi, sipas shumë këshilltarëve të
tij, qeveria amerikane klasifi kon
shumë më tepër dokumente nga
sa duhet të bëjë në të vërtetë, duke
vendosur mes saj dhe njerëzve të
thjeshtë një tis misteri të panevojshëm.
Sipas Presidentit Obama,
një qeveri demokratike duhet të
jetë transparente sa më shumë të
jetë e mundur dhe nuk duhet të
mbajë për vete informacione për
arsye që i shërbejnë vetëm qeverisë,
apo thjesht për të shmangur
ngatërresat e shqetësimet. Vendimi
i Obamës është duartrokitur nga
lobistët që kërkojnë më shumë
transparencë nga qeveria amerikane.
Njëri prej përfaqësuesve të
këtyre lobeve deklaroi se: "Presidenti
po vepron shumë drejt, duke
kërkuar më shumë transparencë.
Ky është një sinjal i qartë dhe i
pastër ndryshimi". Obama ka
kërkuar edhe shikimin e mundësisë
për krijimin e një qendre të
deklasifi kimit të dokumenteve, ku
zyrtarë nga agjenci të ndryshme
mund të punojnë së bashku për
deklasifi kimin e dokumenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›