E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, vritet zëdhënësi i zv/presidentit të Dumës

 

Zëdhënësi i zëvendëspresidentit të Dumës ruse është gjetur i vdekur në banesën e tij në Moskë, me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë të ftohta. Lajmin e publikoi agjencia ruse e lajmeve “Interfaks”, bazuar në një komunikatë të policisë. Sipas njoftimeve, Aleksej Belajev ishte gjetur i vdekur nga policia, pasi nuk ishte paraqitur në punë, ku duhej të sillte disa dokumente të rëndësishme. Nuk janë dhënë hollësi se për çfarë dokumentesh bëhej fjalë dhe as nëse ato dokumente janë gjetur në shtëpinë e tij pas vrasjes së viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›