E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama para mediave: Kriza ekonomike, kërkon një përgjigje globale

Presidenti i ri amerikan, Barack Obama siguroi përpara shtypit se kriza ekonomike është sfida e tij kryesore. Në konferencën e parë për shtyp, si presidenti i sapozgjedhur ai ka deklaruar se do të veprojë përballë krizës, duke marrë të gjitha masat e nevojshme, pas marrjes së detyrës më 20 janar.

“Nevojitet një plan për të ndihmuar shtresën e mesme”- ka thënë ai, duke shtuar se kriza ekonomike e Shteteve të Bashkuara është shumë e rëndë dhe nuk do të jetë e thjeshtë për vendin që të dalë prej saj.

Për takimin me George Bush ai është shprehur pa asnjë lloj kompleksi. “Do të shkoj në takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë me shpirt bipartizan”- ka thënë ai.

Konferenca erdhi pas mbledhjes së këshilltarëve ekonomikë, me praninë e Ëarren Buffett e Eric Schmidt u mbajt në hotelin historik Hilton në Chicago, pak metër larg nga Grant Park, ku mijëra vetë festuan pak ditë më parë fitoren e Obamës. Në të djathtë të presidentit ishte zëvendësi i tij, Joe Biden, ndërsa në të majtë ishte Paul Volcker, i moshuari, ish presidenti i Fed, që shumë e shohin si kreu i Thesarit, së paku për muajt e parë.

Këshilltarët ekonomikë të tij kanë pranuar se nuk ka asnjë dyshim për situatën kritike në të cilën ndodhet vendi. “Këto probleme nuk lindën në pak orë dhe nuk mund të zgjidhen shumë shpejt, por ne duhet të lëvizim në mënyrë të tillë që të gjejmë zgjidhje”- kanë thënë ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›