Raporti, Berisha: Korrupsioni është i përhapur
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka dhënë vlerësimin e tij për progres raportin e KE-së, duke deklaruar se sugjerimet e lëna janë detyrë e kabinetit të tij për muajt në vijim. Ai ka nënvizuar se vendi i ka të gjitha shanset për liberalizimin e vizave, por ndryshe nga ditë më parë, ka pranuar edhe përhapjen e korrupsionit.
"Progresi i ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit ka bërë që Shqipëria të vlerësohet qartësisht. Por nuk mund të thuhet se korrupsioni nuk është i përhapur. Ai është i përhapur në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, dogana dhe e vërteta është se kësaj liste unë personalisht mund t'i shtoj edhe agjenci të tjera", tha ai, sot gjatë
mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Integrim.
Përkundër kësaj ai ka folur me tone shumë optimiste për progresin e arritur në shumë fusha. Madje, me gjithë kritikat e bëra nga ndërkombëtarët, ai ka theksuar edhe sot se raporti vetëm në pak drejtime nënvizon mungesë progresi.
Ndërkaq, ka garantur edhe për një proces zgjedhot të lirë, të ndershëm dhe sipas standardeve më të mira.